LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet laborator për vaj kanabisi në Tetovë

Zbulohet laborator për vaj kanabisi në Tetovë

Një tjetër laborator droge është zbuluar në qytetin e Tetovës. Sot Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, gjatë një kontrolli bastisjeje që ka kryer në Lagjen Cetinska në Tetovë, ka zbuluar një laborator për përpunimin e kanabisit dhe vajit të kanabisit. Gjatë bastisjes, SPB Tetovë bashkë me sektorin kundër krimit të organizuar, kanë konfiskuar rreth katër kilogram drogë të tipit Kanabis Sativa dhe një sasi prej 13 litrash të vajit të kanabis Sativës, transmeton “Alsat-M”.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe mjete pune të mini laboratorit që ka punuar në këtë lagje.

Për rastin në fjalë është arrestuar personi me iniciale N.I. nga Tetova i lindur në vitin 1964, i cili po mbahet në paraburgim. Në vendngjarje ka dalë edhe prokuroria themelore e Tetovës dhe po punohet për foto dokumentimin dhe zbardhjen e tërësishme të rastit./Alsat-M/


Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori