LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet gjeni që kontrollon dhimbjen kronike

Zbulohet gjeni që kontrollon dhimbjen kronike

Shkencëtarët britanik kanë identifikuar gjenin përgjegjës për rregullimin e dhimbjes kronike, HCN2. Zbulimi i tyre mund të ndihmojë në krijimin e ilaçeve të reja, efikase për lirimin nga dhimbja.

"Shpresojmë që këto ilaçe do të jenë "të dizajnuara" ashtu që të bllokojnë proteinën, të cilën e prodhon gjeni i sapozbuluar. Në këtë mënyrë do të mund ta shërojmë llojin e dhimbjes që njihet si dhimbje neuropatike, e cila është e lidhur me dëmtimin e nervave dhe shpesh kontrollohet shumë vështirë me ilaçet në dispozicion sot", theksojnë shkencëtarët e Universitetit Cambridge.

Dhimbja akute shfaqet papritmas, ndërsa zakonisht është e ashpër dhe e vrullshme. Ajo shpesh paralajmëron ndonjë sëmundje ose kërcënim ndaj trupit. Mund të jetë e lehtë dhe të zgjasë gjithsej disa minuta ose më e fortë e cila zgjat me javë dhe muaj.

Në shumicën e rasteve, dhimbja akute nuk zgjat më gjatë se gjashtë muaj dhe krijohet pas shërimit të shkakut, i cili ka çuar te simptomat. Nëse nuk trajtohet në kohë, dhimbja akute mund të çojë deri te forma kronike.


Dhimbja kronike është problem i madh shëndetësor, ekonomik dhe social. Ajo është këmbëngulëse pavarësisht faktit që lëndimi është shëruar dhe tregon faktin që ende ekziston aktiviteti në sistemin nervor.

Efektet anësore fizike përfshijnë muskujt e tensionuar, lëvizshmëri të kufizuar, mungesë të energjisë dhe ndryshim të oreksit. Efektet anësore emocionale përfshijnë depresionin, nervozen, zemërimin dhe frikën nga lëndimi i sërishëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori