LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet data kur do të merret vendimi përfundimtar për regjistrimin e Dani Olmos

Zbulohet data kur do të merret vendimi përfundimtar për regjistrimin e Dani Olmos

Gjatë muajit janar, Barcelona siguroi një masë paraprake për regjistrimin e Dani Olmos dhe Pau Victor, por autoritetet tashmë kanë garantuar se një vendim përfundimtar për këtë hetim do të merret në një të ardhme shumë të afërt. 

Ishte Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD) që i garantoi Barcelonës këtë kërkesë të parakohshme për ta regjistruar Olmon dhe Victor, e cila u kritikua fuqishëm nga La Liga dhe një numër klubesh në Spanjë. 

Që prej asaj date, ata kanë qenë në rishikim të kësaj çështje me pikëpamjen për të marrë një vendim përfundimtar nëse do ta largojnë këtë masë paraprake apo jo. 


Dhe tani, presidenti i CSD-së, Jose Manuel Rodriguez Uribes, ka konfirmuar se një vendim përfundimtar do të merret së shpejti dhe data e 7 prillit është vendosur sipas Mundo Deportivo. 

Barcelona ka njoftuar tifozët për datën se kur do të rikthehen sërish në ‘Camp Nou’
Lexo po ashtu Barcelona ka njoftuar tifozët për datën se kur do të rikthehen sërish në ‘Camp Nou’

Uribes gjithashtu ka folur për kritikat që CSD ka marrë që ka garantuar këtë masë paraprake dhe gjatë kësaj, ai falenderoi Real Madridin për reagimin e tyre, i cili vjen pas raportimeve se Florentino Perez ka luajtur një rol që Barcelona të jetë në gjendje t’i regjistrojë Olmon dhe Victor. 

“Futbolli është ndonjëherë tejet argëtues, ata ngrenë çështje që ngjallin kuriozitet. Real Madridi dukej, në disa versione, të jetë i lumtur me Dani Olmon, kjo është bota e cila kthehet përmbys, ajo që Real Madridi ka bërë është që e ka respektuar vendimin e CSD dhe e vlerësoj shumë këtë”. 

“Meqë ra fjala, jo vetëm Real Madridi, por 80 për qind ose 90 për qind e klubeve e kanë kuptuar këtë”. 

“Ajo që ka ndodhur këtu është një mospërputhje, një mosmarrëveshje, një konflikt, quani si të doni, mes Barcelonës, La Liga-s dhe Federatës dhe ne si Këshill i Lartë Sportiv ndihemi të detyruar, në përputhje me Ligjin e Sporteve që thotë se sportistët duhet të mbrohen gjithmonë, të kujdesemi që lojtarët të mos dëmtohen nga ky konflikt”, ka thënë Uribes./Telegrafi/