LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen katër të dyshuar për dy raste të “Vjedhjes së rëndë” në Ferizaj

Zbulohen katër të dyshuar për dy raste të “Vjedhjes së rëndë” në Ferizaj

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka bërë të ditur se pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve, kanë arritur që të identifikojnë katër persona të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale të “Vjedhjes së rëndë”, raste këto të ndodhura në Ferizaj dhe në periferi të qytetit, përkatësisht në resortin “Milenium” dhe në pikën e shitjes, “Neptun”.

“Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale.
Të dyshuarit, B.S. (m/sh/k 20 vjeç), H.R. (m/sh/k 20 vjeç), D.A. (m/sh/k ) dhe A.R. (m/sh/k ), më datën 05.10.2017, me forcë kanë depërtuar në ambientet e resortit “Milenium” dhe nga arka metalike kanë marrë 17 mijë Euro. Ndërsa në pikën e shitjes “Neptun” në Ferizaj, më datën 23.2.2017 , kanë marrë pajisje të ndryshme, (Llap top, telefona celular dhe IPED) në vlerë të përgjithshme rreth 15 mijë Euro”, thuhet në njoftim.

Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera. Të dyshuarve, prokurori i shtetit ua ka vazhduar masën e paraburgimit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori