LAJMI I FUNDIT:

Zbulimi i origjinës së coronavirusit “mund të marrë një vit”

Zbulimi i origjinës së coronavirusit “mund të marrë një vit”

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se gjetja e origjinës së coronavirusit mund të marrë të paktën një vit.

Duke folur nga Gjeneva gjatë të premten, një ekspert i OBSH-së për viruset që përhapen nga kafshët, ka thënë se të dhënat e marra kanë drejtuar kërkimet te lakuriqi, si burim kryesor dhe më pas te disa kafshë tjera si bartëse.

Kjo Organizatë ka përsëritur se nuk ka parë ndonjë të dhënë, të cituar nga presidenti amerikan, Donald Trump, që virusi mund të ketë dalë nga ndonjë laborator në Kinë.


Shkencëtarët nuk janë të sigurt se ku saktësisht ka shpërthyer virusi. Sipas disa të dhënave ka dyshime për një treg të kafshëve në Vuhan, mirëpo nga 41 raste me coronavirus, vetëm 27 kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me këtë treg, raporton BBC.

Ky virus mund të ketë kaluar prej disa lakuriqëve në disa kafshë tjera, para se të kalonte në njerëz, mirëpo lloji i kafshës mbetet i paqartë.

Më 2012, kur ishte shfaqur virusi MERS, është dashur të bëhen kërkime një vit për të kuptuar që sëmundja ka pasur si origjinë devenë.

E pyetur javën e kaluar nëse kanë bazë pretendimet amerikane se virusi ka dalë nga laboratori, OBSH-ja ka thënë se pas rishikimit të të dhënave nga disa shkencëtarë, është e sigurt se shpërthimi ka origjinë natyrale. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori