Zanzibar II
Se aksioni i Policisë së Kosovës për marrjen e pikave doganore në vëri ishte një aksion i organizuar keq, po e dëshmojnë ngjarjet në vazhdimësi, të cilat në shumicë po prodhojnë efekte negative politike dhe të sigurisë. Rrjedhja e ngjarjeve nga 25 korriku e deri me sot, por edhe ato pak informacione që rrodhën nga qarqe qeveritare dhe policore, flasin për joseriozitetin e duhur në marrjen e vendimit për shkuarjen ne veri dhe në planifikimin e kësaj shkuarje. Për ta graduar nivelin e seriozitetit me të cilin u ndërmor ky aksion, ngjasimet janë të barabarta me vendimin e PDK-së për të dal nga koalicioni me LDK marrë nga Zanzi bar, e që për Kosovën prodhoi një krizë politike, refleksionet negative të së cilës po i vuajmë edhe sot. Prandaj edhe pse aksioni i Policisë së Kosovës u zhvillua pa ndonjë plan të koduar, ngjarjet në vazhdim treguan se atij më së miri do t’i përshtatej kodi “Zanzibar II”
Shqetësuese dhe serioze e bënë situatën edhe më shumë reagimi i opozitës në përgjithësi dhe i LDK në veçanti si parti më e madhe opozitare, e cila verbërisht përkrahu vendimin e kryeministrit për aksionin në veri. Së paku LDK dhe PSDK duhet të dilnin me qëndrime më të qarta politike nga shkaku se LDK si parti më e madhe opozitare duhet të ketë analitikë më profesionale për të analizuar situata të përmasave kaq serioze dhe së dyti, lideri i PSDK-së gjeneral Agim Çeku si profesionist, por edhe si pjesëmarrës në operacione të përmasave edhe më të mëdha (Olluja 1995) posedon kapacitete të duhura për të vlerësuar realisht nivelin e seriozitetit me të cilin duhej përgatitur një operacion për vendosjen e rendit kushtetues në pjesën veriore te Kosovës. Dhe për më tepër në këtë rast, gjeneral Çeku meriton një “penalizim” edhe më të madh nga shkaku se është pjesë e kabinetit qeveritar që ndërmori një aksion amatorë.
Pa përjashtuar arsyen e shtetit të Kosovës për vendosjen e rendit kushtetues në veriun e Kosovës, mënyra se si u tentua të bë kjo, duhet gjykuar nga shkaku se ishte ndërmarrje amatore, dhe për këtë, planizuesit e Policisë së Kosovës dhe udhëheqësi i aksionit (zëvendës drejtori i policisë dhe Ministri i Punëve të Brendshme) duhet te japin përgjithësi për dështim të aksionit dhe humbjen e jetës së një polici.
Kjo është për faktin se këtij veprimi policor i cili zyrtarisht po quhet “aksion” i mungojnë vlerësimet për faktorët dhe parimet kryesore taktiko-strategjike të cilat duhet t’i ketë një ndërmarrje e tillë.
Së pari, nuk është bërë vlerësimi i gjendjes morale. Nëse një vlerësim i tillë është bërë për pjesën e policëve pjesëmarrës, kjo nuk është bërë për kundërshtarin. Nga ajo që u raportua në media, shihej një gatishmëri e lartë luftarake dhe profesionale formacioneve të organizuara serbe për t’ju kundërvënë çfarëdo veprimi të Policisë së Kosovës. Sikur ky faktorë të ishte vlerësuar si duhet, me siguri planizuasit dhe ata që komanduan do të zgjidhnin alternative tjera për veprim.
Së dyti, faktorët material gjithashtu nuk janë të analizuar dhe vlerësuar si duhet. Policia e Kosovës as për së afërmi nuk është e pajisur me mjete teknike dhe armatim në krahasim me formacionet e armatosura serbe që në vazhdimësi qëndrojnë në gjendje të gatishmërisë së lartë luftarake.
Dhe së treti, faktorët natyrore gjithashtu nuk janë analizuar dhe vlerësuar. Tereni dhe hapësira në të cilën duhej ndërmarrë veprimin Policia e Kosovës determinon një qasje tjetër nga ajo që u tentua të bëhet. Ky teren si për nga thellësia dhe gjersa gjeografike, ashtu edhe për nga reliefi imponon nivel tjetër veprimi: nga aksion në operacion. Kjo nënkupton më shumë trupa dhe pajisje dhe më tepër kohë.
Ndonëse këto që u thanë më sipër mundë të duken tepër teorike dhe teknike, mosnjohja e këtyre faktorëve ndikon negativisht në mbarëvajtjen e veprimeve operacionale dhe atë si në nivelin operativo-taktik ashtu edhe në nivelin strategjik dhe kjo ka bërë që gjatë veprimit, Policia e Kosovës të mos mund të aplikoj disa nga parimet bazë të veprimit luftarak që çojnë në fitore.
Arritja e objektivit
Arritja e objektivit është parim luftarak dhe në qoftë se nuk përcaktohet mire veprimi, objektivi mbetet i pa arritur. Kjo bëhet si në nivelin taktik ashtu edhe në atë strategjik. Në rastin konkret, nëse objektivi i Policisë së Kosovës ka qenë futja nën kontroll e pikave doganore, nuk do të thotë se veprimi është dashtë të ndërmerret në drejtim të tyre. Ato do të kishin qenë të lira të funksionojnë sikur të ishin izoluar dhe dërguar para drejtësisë ata që organizojnë dhe motivojnë njerëz për pengimin e funksionimit të këtyre pikave doganore dhe institucioneve legjitime në përgjithësi. Me qindra dhe mijëra herë policia mund t’i futë nën kontroll pikat doganore, por, ato nuk janë objektiv që do të mundësoj funksionimin e rendit kushtetues në veri të Kosovës, përderisa atje lirshëm veprojnë formacione të organizuara ushtarake.
Veprimi policor në drejtim të tyre si dhe penalizmi i tyre do të mundësonte që më lehët të arrihej objektivi, si dhe nuk do të kishte implikime ndërkombëtare. Se sa me marifet e bënë këtë punë Serbia më së miri dëshmon vrasja e Shefko Sallkoviqit (i cili duhet të shpallet hero i Kosovës) nga organizata terroriste “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha). I ndjeri ishte zgjedhur si objektiv nga shërbimet inteligjente serbe (BIA apo VBA) vetëm pse kishte pranuar institucionet e Republikës së Kosovës, dhe me eliminimin e tij, ata arritën që ta shuajnë edhe pishtarin e fundit të funksionimit të shtetësisë atje. Shteti i Kosovës, partitë politike, mediat, shoqëria civile në këtë rast u tregua qyqar dhe injorant. Jo vetëm që nuk vepruan në drejtim të atyre që shkaktuan këtë vrasje, por këtë nuk e shfrytëzuan as për propagandë kundër Serbisë.
Në përcaktimin e veprimeve për arritjen e qëllimit një barrë të madhe duhet ta kenë shërbimet inteligjente. Në rastin konkret, inteligjenca e Policisë së Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) së paku tre muaj më herët është dashtë që të grumbulloi informacion, i cili do të hynte në funksion të planifikimit të operacionit. Sipas disa informacioneve, AKI jo vetëm që nuk ka arritur të siguroi informacion të duhur, por mbi bazën e informacionit të tyre, Policia e Kosovës është vënë në lajthitje pasi që në natën kritike AKI ka informuar për gjoja mobilizimin e serbëve të një fshati nga regjioni i Gjilanit.
Befasia
Nuk është siguruar dhe vepruar në mënyrë të befasishme. Planizimi dhe komandimi i dobët ka bërë që serbët të disponojnë informacion për qëllimet e Policisë së Kosovës dhe t’i presin ata në pritë. Rrjedhja e informacioneve të klasifikuara nga policia e Kosovës dhe heterogjiniteti i policisë së Kosovës nuk është diçka e re. Kjo është permanente dhe do të vazhdoi kështu nga shkaku se Policia e Kosovës është organizatë e rekrutuar prej një konglomerati shtetesh të cilat domosdo do t’i kenë lënë rrënjët e tyre aty, si dhe për shkak të kontrollit që ushtrojnë strukturat partiake, kryesisht të PDK.
Suksesi i arritjes së befasisë së Policisë së Kosovës mundë të bëhet vetëm në raste kur bien dakord të gjitha shërbimet inteligjente të shteteve që kanë rekrutuar policë në kuadër të policisë së Kosovës (natyrisht këtu nuk duhet përjashtuar shërbimet serbe) dhe një gjë e tillë nuk është e mundur nga shkaku se shtetet e ndryshme kanë interesa të ndryshme. Befasia e veprimit mundë të arrihet vetëm për raste të cilat nuk paraqesin interes dhe janë ordinere.
Përqendrimi
Gjithashtu, përqendrimi i trupave dhe mjeteve në aksione të tilla është parim përmes së cilit synohet që trupat të përqendrohen në kohë dhe vende të caktuar për të krijuar epërsi mbi kundërshtarin. Për shkak se planizuesit dhe komanda e Policisë së Kosovës nuk ka vlerësuar faktorin kohë dhe hapësirë, në aksionin e 25 korrikut, policia ka qenë e shpërndarë në hapësirë dhe me këtë është krijuar inferioritet ndaj formacioneve të armatosura serbe.
Sigurimi
Sigurimi është veprim përmes të cilit synohet që kundërshtarit t’i parandalohet arritja e përparësisë së pa pritur. Në rastin konkret, formacionet e armatosura serbe ja kanë dal që të krijojnë epërsi të papritur pasi që kanë disponuar informacion të detajizuar për forcën vepruese të Policisë së Kosovës. Ata kanë disponuar informacionin se cila njësi është nisur në aksion; për vend grumbullimin e njësive (këto kanë mundur të merren edhe nga mediat); komunikimi i policisë është bërë pa shifër dhe nga përgjimet e radiolidhjeve, serbët kanë siguruar informacion të bollshëm mbi qëllimet dhe lëvizjet e policisë.
Manovrueshmëria e forcave dhe mjeteve
Edhe ky parim është ndër parimet bazë që ka të bëj me lëvizjen e trupave në terren me qëllim që të krijohen kushte për aplikimin e parimit të përqendrimit dhe befasisë. Suksesi i manovrës qëndron në aftësinë e trupave për lëvizje të shpejt dhe në fshehtësi të madhe që siç u pa më lart Policia e Kosovës nuk ka mundë ta bëj. Mbetja e policëve dhe doganierëve në pjesën kufitare të Serbisë si dhe sjellja e tyre nga xhandarmëria serbe në pikën kufitare në Merdar, këtë aksion më tepër e bën lojë fëmijësh se sa aksion serioz të ndërmarrë me një urdhër të një qeverie serioze dhe të realizuar nga një organizatë policore serioze.
Shpresojmë që ky aksion të mos jetë vula përfundimtare e amputimit të pjesës veriore të Kosovës.
(Autori është analistë i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti