LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Problemi me qentë endacak është në çdo komunë, duhen ndryshime ligjore

Zaev: Problemi me qentë endacak është në çdo komunë, duhen ndryshime ligjore

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur keqardhje në lidhje me rastin e 17-vjeçares në Gostivar, e cila duke ikur nga qentë endacak ka rënë në ujërat e lumit Vardar dhe ka humbur jetën.

Zaev tha se si kryetar komune ka përvojën e menaxhimit me qentë endacak, por problemin e drejtoi tek ligjet, pasi siç tha, janë shumë të komplikuar dhe duhet të bëhet rregullore e re që do të organizojë funksionimin e qendrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë e di si kryetar i Komunës së Strumicës, janë paguar shuma të mëdha parash për kompanitë private të cilat kanë organizuar qendra për kujdesin me qentë endacak sipas standardeve. Mendojmë të ndryshojmë ligjet në mënyrë më fleksibile, që të respektohen standardet evropiane dhe Maqedonia t’i respektojë ato. Qendra të tilla janë të rralla nëpër qytete. Kemi në Shkup, por është me kushte të dobëta dhe duhet të përmirësohet”, tha mes tjerash Zaev.


Gjendet trupi i pajetë i vajzës që ra në lumin Vardar
Lexo po ashtu Gjendet trupi i pajetë i vajzës që ra në lumin Vardar

Ai shtoi se problemi me qentë endacak mund të zgjidhet përmes ndryshimeve në Kuvend, ndërsa më pas edhe me dëgjimin e veterinarëve dhe zbatimin e këshillave të tyre.

Përndryshe, 17-vjeçarja nga Gostivari mbrëmë duke u kthyer nga shkolla u sulmua nga qentë endacak, ku si pasojë ra në ujërat e lumit Vardar dhe më vonë trupi i saj u gjet i pajetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori