LAJMI I FUNDIT:

Zaev: I pranojmë mesazhet e Bullgarisë, presim zgjidhje të çështjeve të hapura

Zaev: I pranojmë mesazhet e Bullgarisë, presim zgjidhje të çështjeve të hapura

“Është e mundur që të gjendet zgjidhje e çështjeve të hapura me Bullgarinë. Ne kemi nënshkruar marrëveshje, në të cilën kemi pranuar se kemi histori të përbashkët, ndërsa kuptohet një pjesë e historisë e kemi të veçantë të dyja vendet dhe në këtë frymë unë besoj se komisionet do të gjejnë zgjidhje”.

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për pozicionin e Sofjes drejt eurointegrimeve të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni është profesionist dhe është bërë që t’i definojë gjërat. Thëniet tona janë që të ndërmerren hapa të mëdha, hapa të bazuara në fakte dhe në të vërteta, faktet dhe e vërteta janë të qarta dhe apelojmë që të gjendet zgjidhje dhe besoj se nuk mjafton vetëm pala jonë të ketë vullnet, për atë duhet edhe pala e Bullgarisë”, tha Zaev.


Ai beson se edhe ky kapitull i historisë duhet të tejkalohet edhe informoi se deri më tani janë zgjidhur katër periudha historike me gjashtë apo shtatë personalitete të rëndësishme, të cilët së bashku i festojmë një pjesë të këtyre periudhave.

“Politikisht kemi treguar edhe me marrëveshjen se jemi për bashkëpunim në këtë drejtim. Besoj se edhe ky kapitull i historisë për të cilin bisedohet do të tejkalohet. Qëllimi është që ta përforcojmë miqësinë dhe fqinjësinë e mirë. Pres se do të gjendet zgjidhje. Bullgaria është një nga mbështetëset tona më të fuqishme në BE, ndërsa besoj se këtë do ta tregojë edhe me vendimin për marrje të datës për bisedime pas 15 vjetëve të satusit si kandidat”.

“Besoj se nuk ka nevojë për shqetësim, e pranojmë alarmin dhe mesazhet që dërgohen nga Bullgaria. Tashmë punojmë me komisionet, do të kemi mbledhje dhe do të tregojmë me qëllim përfundimtar që dy palët të jenë të kënaqura gjatë arritjes së kësaj zgjidhje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ndryshe, sot në Bullgari krerët shtetëror kanë mbajtur takim konsultativ, në të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut. Pas takimit kryeministri bullgar Boyko Borissov, tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe nuk duhet të luhet me këtë mundësi./Telegrafi/

Borisov pas takimit me Radevin: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, të mos luhet me të kaluarën
Lexo po ashtu Borisov pas takimit me Radevin: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, të mos luhet me të kaluarën

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori