LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nëse Gruevski është jashtë shtetit, konsiderojmë se është në ikje

Zaev: Nëse Gruevski është jashtë shtetit, konsiderojmë se është në ikje

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, është pyetur në lidhje me arratisjen e Gruevskit në Hungari. Ai tha se “nuk e di nëse bëhet fjalë për ikje ose jo”.

Zaev edhe një herë përsëriti qëndrimin se pushteti nuk do të përzihet në sistemin e drejtësisë dhe apeloi tek institucionet që ta bëjnë punën e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)
Lexo po ashtu Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)

“Policia nuk ka të drejtë pa akt udhëzuar ta privojë nga liria Gruevskin, e as t’i afrohet ose ta ndjek. Për këtë arsye duhet të respektohen urdhërat gjyqësor”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen për përgjegjësit për ikjen e Gruevskit.


Ai shtoi se nuk mund të përgjigjet se kush është përgjegjës, pasi siç tha, gjitha institucionet kanë vepruar sipas detyrave./Telegrafi/