Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri të premten në një konferencë për media tha se agresioni i Serbisë karshi Kosovës nuk është i ri e as fundamentalisht i ndryshëm, pasi sipas tij, metodat mund të dallojnë herë pas here duke iu përshtatur rrethanave, por qëllimi e efekti i tyre vazhdimisht janë të njëjta.
Ai tha se pavarësisht nëse ndërhyrjet vijnë në formën e murit, trenit, Listës serbe, telekomunikacionit, energjisë, komunave me shumicë serbe, Zajednicës, strukturave ilegale e kriminale, qëllimi i tyre është i njëjtë, pamundësimi i Republikës së Kosovës dhe mos realizimi i sovranizimit të saj.
“Të gjitha këto ndërhyrje Serbisë iu mundësuan nga negociatat pa kushte e pa parime dhe koncesionet e vazhdueshme ndaj saj, si rrjedhojë e po këtyre negociatave. Këto na sollën këtu ku jemi. Rruga e negociatave dhe e koncesioneve ndaj Serbisë, si dhe eksponentët kryesor të kësaj rruge, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa, nuk janë zgjidhja, por problemi”, tha Ymeri.
Ai tha se nënshkruesit e “Zajednicës” nuk veprojnë për Kosovë sovrane, por për Kosovë me “Zajednicë”.
“Prandaj këta tre, me këtë mendësi, me këto synime e qëllime, duhet të largohen sa më shpejt nga pozitat e tyre institucionale, që t’i hapin rrugë Republikës së Kosovës. Zgjedhjet demokratike e ndryshimi rrënjësor i politikës institucionale, veçanërisht karshi Serbisë, janë rruga përpara. Jo ndërmarrjet a ndërhyrjet e pjesshme për interesa personale, të uzurpatorëve të Republikës. Kush më shumë e kush më pak, Thaçi, Veseli e Mustafa, dhe të tjerët si këta, kanë kontribuar herë drejtpërdrejt e herë në mënyrë indirekte në krijimin e gjendjes aktuale që e kemi”, u shpreh ndër të tjera Ymeri.
Sipas tij, dobësimi i vazhdueshëm i Kosovës prej çarmatosjes së UÇK-së, deri tek privatizimet e dialogu, de-industrializimi e uzurpimi i resurseve e kapaciteteve shtetërore, rrënimi ekonomik, e ka bërë atë një shtet që nuk mund të vetëmbrohet.
“Sot kur jemi të kërcënuar me luftë si asnjëherë më parë që prej vitit 1999, jemi njëkohësisht nën një regjim gllabërues të udhëhequr nga politikanë të shantazhueshëm e skajshmërisht të papërgjegjshëm ndaj të mirës së përgjithshme. Kosovës sot nuk i duhet lufta. Më shumë se kurrë kemi nevojë për forcim të Republikës, shtetndërtim sovran, bashkërendim kombëtar, punë, drejtësi e paqe. Serbia këtu ka qenë kolonizatore. Sot është ajo që mban një pjesë të territorit nën okupim dhe kontroll. Kosova dhe shqiptarët historikisht luftën e kanë pasur me Serbinë, jo me serbët”, tha ndër të tjera lideri i Vetëvendosjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë