Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka kujtuar sot protestat e studentëve të 1 tetorit të vitit 1997.
Ai së bashku me bashkëpartiakët e tij ka vizituar varrin e ish-rektorit dhe profesorit Ejup Statovci, i cili atë kohë ishte në ballë të protestave studentore.
“Më 1 Tetor 1997, 19 vite më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës, të prirë nga Rektori Ejup Statovci, u ngritën kundër okupimit, aparteidit, fashizmit. Kjo protestë e studentëve ka domethënie të madhe për historinë e Kosovës. Ishte ajo që ngulmonte në angazhim kolektiv, bashkim në përpjekje për çlirim nga Serbia e për barazi mes nesh’, ka shkruar Ymeri në një postim në facebook.
“Ishte dëshmi që në Kosovë ka një popull të vendosur kundër shtypjes, të guximshëm kundër dhunës, që janë të gatshëm për sakrificë e të bashkuar për liri e barazi”.
“Profesori Ejup Statovci ngërthen figurën e intelektualit të angazhuar. Intelektualit që e drejton vullnetin e popullit përkundër vështirësive të kohës”.
“Guximi i tij për të marrë përgjegjësi dhe për të qenë në ballë të protestës studentore ishte i shembullt. Profesori Ejup Statovci u arrestua disa herë nga policia e Serbisë”.
“Rezistenca e studentëve nuk do të ishte e plotë pa angazhimin e profesor Statovcit. Ai fatin e tij individual, nuk e shihte jashtë rrethanave dhe fatit të popullit”.
“1 Tetori 1997 ishte kthesë në histori, ishte Ngjarje. Kështu, jehona e tij është e zëshme edhe sot”, ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë