Xheraldina Ferraro dhe roli i gruas në jetën politike dhe shoqërore
Xheraldin Ferraro, gruaja e parë kandidate për nënpresidente e një partie të madhe në Shtetet e Bashkuara vdiq më 26 mars në moshën 75 vjeçare. Ish kongresistja nga lagja Kuins e Nju Jorkut u zgjodh për postin e nënpresidentit nga Uollter Mondeil, kandidati i Partisë Demokratike për president në vitin 1984. Megjithëse fushata e zonjës Ferraro, qe e pasuksesshme, ajo i hapi rrugën kandidimit të grave të tjera për Shtëpinë e Bardhë. Zonja Ferraro ishte kandidatja e parë italiano-amerikane që kandidonte në emër të një partie të madhe.
Pas humbjes në fushatën e vitit 1984 kundër kandidatëve republikanë, Ronald Regan dhe Xhorxh Bush, Zonja Ferraro iu kthye punës së saj si juriste dhe kandidoi dy herë për Senatin amerikan. Presidenti Bill Klinton e emëroi Zonjën Ferraro ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Ajo punoi gjithashtu edhe si mbrojtëse e grave të dhunuara gjatë konfliktit etnik në ish-Jugosllavi. Kandidatura e Zonjës Ferraro për nënpresidente të Amerikës 24 vjet më parë, hapi rrugën për shumë gra që të kandidonin për zyra të ndryshme politike vendore, shtetërore dhe federale gjatë viteve, duke përfshirë edhe dy gra që u shquan në fushatën presidenciale te vitit 2008. Sara Pejlin u bë gruaja e dytë që kandidonte për Shtëpinë e Bardhë, e para grua republikane, kur Xhon Mekein e zgjodhi si kandidate për nënpresidente. Në të njëjtin vit, Hillari Klinton, përfundoi e dyta me rezultat të ngushtë ndaj Barak Obamës si kandidate për presidente e Partisë Demokratike. Kjo ishte paraqitja më e fortë për një grua në fushatën e një partie të madhe për detyrën e presidentit.
Zonja Ferraro ishte një pioniere në botën e politikës së meshkujve kur u emërua për nënpresidente e një partie të madhe politike në Amerikë. Megjithëse ajo humbi zgjedhjet në vitin 1984, udhëheqësit e vendit vlerësuan arritjet e saj gjatë viteve, si edhe figurën e saj frymëzuese – e cila nuk kishte frikë të shfaqte mendimet dhe qëndrimet e veta. “Amerika po ndryshonte gjatë 1980-ve, pasi kultura e vendit tonë ishte mjaft kufizuese për femrat, bile edhe për femrat me talent të shquar”, tha Uollter Mondeil. Zoti Mondale tha se Zonja Ferraro “do të mbahet mend si pioniere e vendosur e (të drejtave të grave) e cila luftoi që Amerika tu hapte dyert të gjithë amerikanëve, duke përfshirë edhe femrat”. Nga të gjithë që e njihnin, ajo konsiderohej si lidere dhe si luftëtare e palodhur për drejtësi dhe si përkrahëse e vendosur e atyre qe shoqëria i ka lënë pas dore. Presidenti Obama, ndër të tjerë, e vlerësoi Zonjën Ferraro si “nismëtare që kapërceu pengesat për gratë dhe amerikanët e të gjitha origjinave”. Governatori i Nju Jorkut, Zoti Andru Kuomo, e cilësoi Zonjën Ferraro si një shembull, jo vetëm për gratë në Amerikë, por për të gjitha femrat anë e mbanë botes.
Zonja Ferraro besonte se të drejtat e grave, sidomos të drejtat e tyre politike kudo në botë, janë pjesë e pa ndarë e kërkesave të popujve për drejtësi shoqërore dhe demokraci. Këtë javë, një grup senatoresh amerikane – demokrate dhe republikane – janë bashkuar duke paraqitur një rezolutë në Senatin amerikan, në përpjekje për të siguruar që të drejtat e grave të mos harrohen ndërsa vazhdon vala e revolucioneve për të rrezuar diktaturat në botën arabe. 16 senatoret amerikane, në rezolutën që paraqitën, bëjnë thirrje për të njohur rëndësinë e të drejtave të grave si dhe të pjesëmarrjes së tyre në politike, ndërkohë që ne atë rajon po formohen qeveri të reja.
Senatorja republikane Kej Bejli Hatcison nga shteti Teksas tha se “në shoqëritë ku femrat gëzojnë të drejta të barabarta, ku ato kanë të drejtë vote si dhe mundësi të zgjidhen në poste politike, dhe ku kanë të drejtë të jenë lidere në komunitetet e tyre, ato vende kanë aq më shumë mundësi që shoqëria e tyre të shkojë përpara”. “Këto”, tha ajo, “janë shoqëritë të cilat rritin brezin e ardhshëm me vlerat e duhura, me arsim të fortë dhe me një gjallëri të suksesshme ekonomike”. Ndërsa senatorja demokrate nga shteti i Kalifornisë, Barbara Bokser, tha se “kjo rezolutë vë në dukje se femrat janë agjente të rëndësishme ndryshimesh në shoqëri” dhe nënvizoj faktin se “shtetet janë më stabile dhe më të sigurta kur femrat marrin pjesë në jetën politike të vendit”. Ndërsa senatorja republikane nga shteti Mein, Zonja Olimpia Snou, duke folur për gjendjen e grave në Lindjen e Mesme dhe në shumë pjesë tjera të botës tha se “entuziazmi dhe devocioni që po tregojnë femrat në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme – si edhe sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen ato – janë një frymëzim për të gjithë ne, dhe në të njëjtën kohë na kujtojnë se diskriminimi dhe dhuna kundër femrave vazhdojnë të jenë ende fenomene të shoqërisë në shumë vende të botës”.
Sipas një raporti të organizatës së të drejtave të njeriut “Human Rights Watch”, miliona grave anë e mbanë botës u mohohen të drejtat bazë të njeriut, vetëm e vetëm se janë femra. Sipas Human Rights Watch, realizimi i të drejtave të grave kudo në botë është një luftë globale e bazuar në të drejtat universale të njeriut. Në raport bëhet thirrje për bashkim dhe solidarizim, për tu dhënë fund traditave, praktikave dhe ligjeve që janë kthyer në institucione kundër të drejtës së pjesëmarrjes së grave në aktivitetet shoqërore, duke përfshirë edhe politikën
Edhe bota shqiptare ka nevojë të luftojë për të zhdukur padrejtësitë ndaj femrave shqiptare dhe mos barazisë e tyre me meshkujt në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe politikën. Sipas Human Rights Watch, nuk ka asnjë justifikim, që kudo qoftë në botë, për arsye kulturore, fetare apo ligjore, të diskriminohen gratë duke i ndaluar ato që të marrin pjesë ne politike, si edhe në jetën dhe procesin politik të një vendi. Ishte shqetësues një raport i ditëve të fundit i Zërit të Amerikës nga Shkodra, në të cilin thuhej se për zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 Majit, “asnjë prej (më shumë se 30) subjekteve politike, të regjistruara për këto zgjedhje në Qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës, nuk kanë respektuar detyrimin ligjor që në listat e kandidatëve të tyre 30 për qind të jenë femra”. Ka gjasë që gjendja të jetë e njëjtë edhe në zona tjera elektorale, anë e mbanë Shqipërisë.
Duke vlerësuar rezolutën e senatoreve amerikane këtë javë, Sekretarja e Shtetit, Zonja Hilleri Klinton – një mbrojtëse e fortë e të drejtave të grave – vlerësoi rezolutën e Senatit amerikan në përkrahje të të drejtave të grave arabe, duke thënë se “femrat duhet të marrin pjesë në çdo aspekt të reformave politike dhe institucionale, pasi ne e dimë se asnjë qeveri nuk mund të jetë e suksesshme, në qoftë se gjysma e popullsisë përjashtohet nga procesi i qeverisjes së një vendi”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin