LAJMI I FUNDIT:

“Xhelatina mbretërore”, stimulues natyror i organizmit

“Xhelatina mbretërore”, stimulues natyror i organizmit

Ditët e ftohta rrisin infeksionet respiratore, përballemi me stresin dhe rraskapitjen nga obligimet e përditshme jetësore. E gjithë kjo sjell deri te dobësimi i aftësive mbrojtëse të organizmit, i cili ka nevojë për rezistencë në mënyrë që të fitojë sfidat përpara vetes.

Në ushqimin e përditshëm organizmit tonë i nevojiten një numër i madh i materieve ushqyese dhe mbrojtëse, të cilat janë të balancuara në mënyrë të rregullt. Xhelatina mbretërore është koncentrat kulmor i përbërësve aktivë biologjikë të rëndësishëm për funksionimin e organizmit.

Kjo substancë natyrore është produkt i bletëve, të cilat krahas nxjerrjes së përbërësve të rëndësishëm të gjëndrave të tyre të pështymës, duke shfrytëzuar polenin dhe mjaltin, formojnë ushqimin e dedikuar për bletët amë.

Xhelatina mbretërore është preparat efektiv natyror për forcimin e fuqive mbrojtëse të organizmit, ndërsa prania e imunoglobulineve shton rezistencën natyrore kundrejt infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme dhe nxit funksionin e gjëndrave me tajim të brendshëm.


Xhelatina mbretërore është produkti më i rëndësishëm i bletëve dhe konsiderohet si shtesë ideale në ushqimin standard, ushqimin dietal, ushqimin e sportistëve, si edhe terapitë standarde për gjendjet e caktuara patologjike të organizmit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori