LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Përgjegjësia jonë është të zhvillojmë diplomacinë parlamentare

Xhaferi: Përgjegjësia jonë është të zhvillojmë diplomacinë parlamentare
Talat Xhaferi

Përmes diplomacisë parlamentare e forcojmë dhe zhvillojmë demokracinë brenda, në rajon dhe në nivel global, ka thënë sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në fjalimin e Samitit të tretë të Krye-parlamentarëve të Evropës Qendrore dhe Lindore që mbahet në Varshavë, duke folur në temën “Kuvendet në politikat ndërkombëtare”.

Nga Kabineti i thonë se Xhaferi ka thënë se “Obligimi ynë është që të vazhdojmë të zvilojmë dhe të çmojmë diplomacinë parlamentare, t’i zgjedhim të gjitha sfidat që i sjell globalizimi, pa dallim se a bëhet fjalë për çështje të ekologjisë, krizës së emigrantëve, krimi i organizuar dhe terrorizmi, deri te projektet infrastrukture të përbashkëta në ekonomi”.

Xhaferi ka cekur edhe përvojat e Maqedonisë duke thënë se në fillim Kuvendi më shumë ka ngjasuar si makinë votuese që i voton propozimet e ligjeve të Qeverisë, dhe se sot ndodhin debate të argumentuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përparimi më i madh sipas Xhaferit është arritur në rolin mbikqyës të Kuvendit ndaj ekzekutivit dhe roli më i shprehur i parlamenteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, në nivelin bilateral dhe multirateral, respektivisht në zhvillimin e diplomacisë parlamentare.

Sipas Xhaferit, diplomacia parlamentare për të cilën është i bindur se suksesshëm zhvillohet në rajon, ka mundësuar dy punë kuçe.

Talat Xhaferi u takua me Kryetarin e Senatit të Polonisë, Stanisław Karczewski
Lexo po ashtu Talat Xhaferi u takua me Kryetarin e Senatit të Polonisë, Stanisław Karczewski

“Sigurisht se duhet të kuptojmë dhe të pranojmë se vetëm përmes dialogut mundemi t’i tejkalomë mosmarrëveshjet bilaterale dhe antagonizmat historike. dh në të njëjtën kohë, të dallojmë se kjo është e vetmja rrugë që na çon secilin shtet veç e veç dhe gjithë rajonin në BE dhe NATO”, ka thën Talat Xhaferi.

Ai ka vlerësuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot ka marrëdhënie të mira me Kuvendet e Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë Malit të Zi dhe Serbisë, dhe ajo çka është më kryesorja, siç ka potencuar ai, është se si Kuvend kanë luajtur rol në tejkalimin e çështjeve historike.

“Personalisht shpresoj së këto marrëdhënie do t’i vendosim me Greqinë, tash kur është nënshkruaj marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së emrit”, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori