LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Në Srebrencië ka ndodhur gjenocid, të ndërgjegjësohemi dhe të ndalojmë të keqen

Xhaferi: Në Srebrencië ka ndodhur gjenocid, të ndërgjegjësohemi dhe të ndalojmë të keqen

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në seancën komemorative të sotme për shënimin e 11 korrikut – Ditës së Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë, theksoi se është koha të ndërgjegjësohemi dhe të ndalojmë të keqen që rrezikon të shkaktojë dëme të pakthyeshme nga të cilat nuk do të jemi kurrë të aftë për t’u rikuperuar, le të përmirësohemi dhe të jemi, njerëz, fqinjë, miq, bashkëpunëtorë.

@Sot jemi mbledhur në këtë seancë përkujtimore të Komisionit për Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve për të përkujtuar 11 korrikun – Ditën e Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë dhe për të kujtuar edhe një herë Deklaratën me të cilën Kuvendi mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën më 15 janar 2015, me të cilin u pozicionuam qartë dhe me zë të lartë për të drejtat themelore të njeriut për jetën dhe dënuam marrjen me dhunë të jetës, duke e cilësuar qartë si gjenocid, në kuptimin e plotë të fjalës, me të gjitha atributet e tmerrshme dhe çnjerëzore që përmban në vete.

E di, asgjë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që ata ndjejnë. Asgjë nuk mund të plotësojë boshllëkun që lanë pas. Jeta e askujt nuk është e njëjtë pas një tragjedie të tillë njerëzore, sepse u derdh shumë gjak, u derdhën shumë lot. Jetë të humbura të pakthyeshme njerëzore, humbja e jetës të të rinjve, gëzime, lumturi dhe dashuri familjare”, tha Xhaferi.


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori