LAJMI I FUNDIT:

Xbox, konsola më e shitur

Xbox, konsola më e shitur

Konsola e Microsoft Xbox 360 ka qenë konsola më e shitur në SHBA në 2012, thuhet sipas një raporti, ndërsa për vitin e kaluar mbante vendin e dytë pasi që PS3 ishte në vendin e parë me 2.7 milionë njësi të shitura.

Ky raport është publikuar nga firma e hulumtimeve NPD, e cila edhe gjatë vitit të kaluar thoshte se lojërat më të shitura për konsola ishin ato për Xbox 360, ku 7 prej 10 lojërave më të shitura ishin për këtë konsolë.

Lojërat më të famshme përfshijnë titrat si Call of Duty: MW3, Eleder Scrolls V: Skyrim dhe Battlefield 3, si dhe disa lojëra tjera për Microsoft Kinect, konsolë e cila kontrollohet nga lëvizjet e përdoruesit. / Telegrafi /