LAJMI I FUNDIT:

Xavi i lumtur me dy Joaot e Barcelonës: Janë të lumtur sepse janë në klubin e ëndrrave

Xavi i lumtur me dy Joaot e Barcelonës: Janë të lumtur sepse janë në klubin e ëndrrave

Barcelona është lider i ri në La Liga pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Real Betisit.

Ka qenë një duel i dominuar nga katalunasit nga fillimi deri në fund të saj me pesë gola nga pesë lojtarë të ndryshëm si Joao Felix, Robert Lewandowski, Ferran Torres, Raphinha dhe Joao Cancelo.

Katalunasit pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në La Liga kanë arkëtuar 13 pikë dhe ndodhen në krye të tabelës.


I lumtur me fitoren e skuadrës së tij është shprehur trajneri Xavi Hernandez që pas ndeshjes ka folur edhe për dy futbollistët e ardhur së fundmi Joao Cancelo dhe Joao Felix.

“Të dy Joaot i shoh shumë të lumtur, janë në klubin e ëndrrave të tyre dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë. Bënë diferencën ndaj Betis dhe e kanë ngritur shumë nivelin e skuadrës”.

“Sigurisht bëhet fjalë për dy lojtarë me shumë cilësi dhe duhen menaxhuar mirë. Cancelo e lexon shumë mirë lojën, kjo edhe pse është stërvitur nga trajneri më i mirë te City”.

“Nga ana tjetër, Felix interpretoi në mënyrë të shkëlqyer atë çfarë i kërkuam, kemi punuar shumë duke i treguar video”.

“Të dy ata na japin më shumë alternative pasi fitojnë duele, krijojnë hapësira dhe thyejnë linjat e kundërshtarëve”, deklaroi Xavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

La Liga
Liverpooli po e fiton garën me Realin dhe Man Utd për mbrojtësin hungarez

Liverpooli po e fiton garën me Realin dhe Man Utd për mbrojtësin hungarez

Premier League
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

La Liga
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet

Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet "Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!"

Sport
Nga suksesi i Kosovës te ikja e lojtarëve dhe situata me Brrutin, flet Bajram Shala

Nga suksesi i Kosovës te ikja e lojtarëve dhe situata me Brrutin, flet Bajram Shala

Kombëtarja e Kosovës
Kalo në kategori