LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Barca është favorit, por Juve do të luajë me kundërsulme

Xavi: Barca është favorit, por Juve do të luajë me kundërsulme
Getty Images

Legjenda e klubit katalunas, Xavi Hernandez, ka analizuar ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës.

Mesfushori spanjoll pret që Zonja e Vjetër të mbrohet dhe të presë momentin për të kundërsulmuar Barcelonën në ndeshjen e sotme (e martë) që zhvillohet në Torino.

Sipas ish-futbollistit katalunas, të dyja skuadrat kanë kualitete të mëdha, por ai e sheh Barcelonën si favorite të lehtë në këto dy ndeshje.


“Barcelona do ta ketë posedimin e topit, ndërsa Juve do të presë për kundërsulme me futbollistë si Higuain dhe Dybala që ka në sulm. Kjo përballje do të vendoset nga aftësitë individuale të futbollistëve dhe të dyja këto ekipe i kanë ata”.

“Për mua, Barcelona mbetet favorite. Në përballje të tilla është e rëndësishme të shënosh gol në të dyja ndeshjet, për të shpresuar më shumë. Do të ishte befasi nëse ndonjëra nga ekipet do ta mbante portën e paprekur në të dy takimet”, ka thënë Xavi. /KP/Telegrafi/