LAJMI I FUNDIT:

Woodley pozon topless: Skenat seksuale duhen xhiruar nudo (Foto)

Woodley pozon topless: Skenat seksuale duhen xhiruar nudo (Foto)

Shailene Woodley thotë se ajo nuk e ka aspak problem të xhirojë krejtësisht e zhveshur skenat erotike.  

Gjatë një intervistë për revistën ‘Glamour’, aktorja e re u shpreh se skenat seksi duhen xhiruar ashtu siç vërtet ndodhin në jetën reale.

“Nuk i kam problem skenat nudo. Nuk e di nëse kjo gjë më fuqizon si aktore apo jo, por nëse interpretoj një film me skena seksi, atëherë do të shfaqem nudo sepse edhe në jetën reale nuk bëj seks e veshur”


Aktorja, e njohur me rolin në filmin ‘Divergent’, po ashtu ka folur edhe për faksin se pse Europa i pëlqen më shumë sesa Amerika, sërish duke e lidhur me seksualitetin.

“Seksualiteti në Evropë nuk është ndonjë gjë e madhe. Shkon në një plazh ‘topless’ dhe meshkujt nuk të fiksojnë gjoksin. Në Amerikë nuk flet dot për seksin, as në shkollë nuk flasin për këtë temë”, ka komentuar ajo. /Telegrafi/