LAJMI I FUNDIT:

Windows 11 do t’iu njoftojë së shpejti nëse hardueri juaj është i dobët

Windows 11 do t’iu njoftojë së shpejti nëse hardueri juaj është i dobët

Ka dalë një dokument i ri në versionin më të fundit të Windows 11 që tregon dobësitë e harduerit të sistemit të përdoruesit.

Microsoft po punon për një funksion të ri për Windows 11 që do të ndihmojë në shpjegimin se si mungesa e RAM-it ose një GPU më i dobët mund të ndikojë në performancën e kompjuterit tuaj.

Një seksion i ri është zbuluar në versionin më të fundit të kanalit Dev të Windows 11, i cili u publikua këtë javë.


Microsoft nuk e ka bërë ende funksionin zyrtar dhe ai është aktualisht i fshehur, duke kërkuar aktivizim manual. Udhëzuesi për pyetjet më të shpeshta (FAQ) ofron përgjigje në lidhje me mungesën e RAM-it, ose rekomandime nëse GPU ka më pak se 4GB memorie.

Po ashtu, në këtë seksion do të shënohet nëse përdoruesi nuk ka versionin më të fundit të Windows 11. Aktivizimi i këtij udhëzuesi në versionin e kanalit Dev sugjeron se ky funksion mund të arrijë te të gjithë përdoruesit e Windows 11 në muajt e ardhshëm.

Microsoft zakonisht teston funksionet në kanalin Dev që janë afër prezantimit për përditësimin 24H2 të Windows 11, edhe pse kompania ndonjëherë heq dorë plotësisht nga disa funksione para se ato të prezantohen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë funksion. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dronët mund të përdoren për misione të lidhura me shpërndarjen e ilaçeve në zona të largëta - si pjesë e një regjimi të ri rregullator në Mbretërinë e Bashkuar

Dronët mund të përdoren për misione të lidhura me shpërndarjen e ilaçeve në zona të largëta - si pjesë e një regjimi të ri rregullator në Mbretërinë e Bashkuar

Teknologji
Videoloja e njohur nga epoka e pandemisë po vjen me një edicion të ri

Videoloja e njohur nga epoka e pandemisë po vjen me një edicion të ri

Lojëra
Turqia tani është në mesin e 11 vendeve që prodhon satelitin e vet, thotë Erdogan

Turqia tani është në mesin e 11 vendeve që prodhon satelitin e vet, thotë Erdogan

Teknologji
Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Teknologji
OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të

OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të "menduar" për imazhet

Teknologji
Nuk dëshironi që Meta të përdorë të dhënat tuaja për të trajnuar modelet e AI? Ja si ta fikni opsionin

Nuk dëshironi që Meta të përdorë të dhënat tuaja për të trajnuar modelet e AI? Ja si ta fikni opsionin

Teknologji
Kalo në kategori