LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Kujdes nga Hulk

Wenger: Kujdes nga Hulk

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e di se topçinjtë duhet ta izolojnë sulmuesin e Portos, Hulk, nëse dëshirojnë ta fitojnë ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve dhe të kualifikohen më tej.

Sulmuesi brazilian është i suspenduar për katër muaj për shkak të një përfshirje në një zënkë pas ndeshjes së kampionatit portugez kundër Benficas dhjetorin e kaluar, por ai është i lejuar të luajë në garën evropiane.

“E di se ai është suspenduar nga liga portugeze, por ai ka një shpejtësi dhe fuqi të pabesueshme, andaj ne duhet ta mbajmë atë të heshtur”, ka thënë Wenger./Telegrafi./