LAJMI I FUNDIT:

Wenger i bindur se Chelsea do të humbë pikë

Wenger i bindur se Chelsea do të humbë pikë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se Chelsea do të humbë pikë para fundit të sezonit.

Blutë mposhtën Manchester United në Old Trafford dhe morën kreun e Ligës Premier, por Wenger shpreson se ekipi i Carlo Ancelottit do të rrëshqasë në ndonjë ndeshje tjetër.

“Nuk mund të thoni se dorëzoheni nëse Chelsea duhet të udhëtojë te Liverpool dhe Tottenham. Gjithçka mund të ndodhë. Nëse Manchester United dëshiron të dorëzohet, ne nuk kemi problem me këtë, por nuk mendoj se ata do të dorëzohen”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/