LAJMI I FUNDIT:

Waller u bënë thirrje Plisave

Waller u bënë thirrje Plisave

Basketbollisti amerikan i Sigal Prishtinës, Antabia Waller, u ka bërë thirrje Plisave që të vijnë në numër sa më të madh për ndeshjen e sotme ndaj skuadrës rumune, SCM Craiova, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Sot me fillim nga ora 17:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, bardhekaltërit do të përballen me skuadrën rumune e cila u mposhtë dy ditë më parë nga Peja në Karagaç.

Prishtinasit e motivuar me rikthimin e lojtarit kryesor të tyre, Kendrick Jones, pritet që t’i mposhtin pa ndonjë problem rumunet që nuk duken të jenë skuadër aq e rrezikshme. Ndërsa, lojtari tjetër amerikan, Antabia Waller, kërkon nga Plisat që ta mbushin sallën.

“Dëshirojë që palestra të jetë e mbushur aq shumë sa që t’i frikësojë kundërshtarët. Të gjithë Plisat duhet të vijnë dhe ta mbushin palestrën. Ejani t’i tregojmë të gjitha skuadrave që na vizitojnë se ne kemi tifozët më të mirë në botë”, tha Waller për Zërin. /Telegrafi/