LAJMI I FUNDIT:

Wahlberg me film të ri patriotik

Wahlberg me film të ri patriotik

Aktori i famshëm Mark Wahlberg ka vendosur që të bëjë një film për bombardimin e maratonës së Bostonit (“Boston Marathon”) me kompaninë filmike CBS Films.

Titulli i këtij filmi është “Patriots’ Day”, i cili është njëri nga dy filmat në lidhje me sulmin që ka ndodhur në prill të vitit 2013, në të cilin kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe janë lënduar rreth 264 të tjerë.

“Nuk ka asgjë më bindëse se sa një histori e vërtetë e mbushur plotë me heronj”, ka thënë Terry Press, presidenti i CBS Film, transmeton Koha.net.


“Ekipi të cilin e kemi mbledhur për këtë projekt është i vendosur që audiencës t’i japë një vështrim shumë personal në atë çfarë ka ndodhur gjatë ditëve kur sytë e botës ishin mbi qytetin e Bostonit dhe se si një grup i patriotëve të sotëm u përball me këtë krizë”.

Matt Charman pothuajse ka përfunduar skenarin e këtij projekti, në të cilin po ashtu janë duke punuar edhe Scott Stuber, Dylan Clark, Stephen Levinson dhe Michael Radutzky, si dhe regjisori i këtij projekti është Nicholas Nesbitt.

Gjithashtu edhe kompania Fox është duke punuar në këtë film mbi bombardimin e maratonës së Bostonit, i bazuar nga libri “Boston Strong” nga autorët Casey Sherman dhe Dave Wedge.

Wahlberg mësohet se do të ketë rolin e komisionarit të policisë, atë të Davisit, në këtë film.