LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Zgjidhja për Kosovën do të jetë e dhimbshme për serbët

Vuçiq: Zgjidhja për Kosovën do të jetë e dhimbshme për serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se nuk është i sigurt se në fund të prillit do të dalë me propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por tha se ajo nuk mund të garantojë është se do të punojë shumë që të arrihet një zgjidhje kompromisi.

Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e landit gjerman të Baden-Württemberg, Vinfred Kreckman, tha se zgjidhja për Kosovën “nuk do të jetë pa dhimbje për serbët”.

“Me çfarëdo propozimi që do të dalim, ai do të pritet në thikë, si në fqinjësi, në Evropë dhe në botë, po ashtu edhe në Serbi”, tha Vuçiq, raporton “Beta”.


Presidenti i Serbisë disa herë ka paralajmëruar se propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do ta prezantojë në  fund të prillit, për çka edhe në tetor të vitit të kaluar e filloi një dialog të brendshëm, përcjell Telegrafi.

Vuçiq potencoi se çfarëdo zgjidhje që ai do të ofrojë, së pari duhet të fitojë  në referendumin që do të mbahet në Serbi.

“Nuk është qëllimi im të them diçka për të kënaqur dikë në Perëndim, e mos të arrijmë te një zgjidhje, por për të kënaqur qytetarët e Serbisë dhe për të arritur një zgjidhje”, theksoi presidenti serb.

Ai përsëriti se kundërshton  idenë e një “konflikti të ngrirë”, sepse nuk dëshiron të lërë probleme për gjeneratat e ardhshme…, duke shtuar se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi.

“Unë nuk dua që qytetarët të jenë të poshtëruar nga zgjidhja dhe unë në përputhje me këtë do t’i qasem në mënyrë racionale, pragmatike, të përgjegjshme dhe me guxim”, tha Vuçiq.

Vuçiq nuk pranoi të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Bujanoci dhe Presheva janë Kosovë Lindor, sepse, siç tha ai, nuk dëshiron të flas për dëshirat e dikujt për territor, por për të ardhmen e Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori