Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij para qytetarëve serbë të Kosovës, në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk ka ardhur me asnjë plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por ka premtuar se do të angazhohet për një jetë më të mirë të serbëve në Kosovë.
Vuçiq i ka mohuar zërat se mund të ketë ndonjë konflikt mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Ketu para jush po thërras shumë hapur s’kemi asnjë plan te zgjidhjes dhe s’jemi afër saj. Nuk jam optimist rreth kësaj. Ka 1000 të tillë që thonë që Kosova ka shkuar poshtë, por për mua nuk është poshtë, është shumë lart”, tha ai
“Nuk dua t’i shaj shqiptarët. Nuk dua t’i shaj as ata të cilët më kanë kërcënuar mua dhe popullin tim këtu. Ideja është të ruajmë popullin tonë, institucionet dhe ideja është që të ndërtojmë ura me shqiptarët. Te tjerat na dërgojnë në katastrofë”, tha presidenti serb, raporton Telegrafi.
“Duhet të jetojmë pranë njëri- tjetrit dhe prandaj do të bisedojmë. Në të ardhmen duhet të arrijmë kompromis me shqiptarët. Zërat për luftë me njeri tjetrin janë përralla”, tha ai.
“Dua diçka të kërkoj nga ju. I duheni Serbisë të qëndroni në pronat e juaja. Kjo rrugë është para nesh, që nënkupton ardhmerinë e fëmijëve tuaj”, tha ai.
Ai tha se ka ardhur këtu për një plan investiv në komunat e veriut.
“Do të investojmë në çdo vend ku serbët janë shumicë, por edhe atje ku janë pakicë. Ditët dhe javët në vijim do t’i kemi të gjitha investimet të cilat i premtova këtu”, tha ai.
Vuçiq tha se “kur të kemi diçka në të ardhmen për të thënë nuk do ta them në Beograd, 0por do të vij këtu tua them”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve