LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: BE ta thotë hapur – cili është kushti rreth Kosovës?

Vuçiq: BE ta thotë hapur – cili është kushti rreth Kosovës?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje Bashkimit Evropian që qartë dhe hapur të thotë se çfarë pritet nga Serbia rreth çështjes së Kosovës, transmeton KosovaPress.

Pas takimit të Këshillit të lartë për bashkëpunim Greqi-Serbisë në Selanik, Vuçiq tha se Serbia dëshiron të di se në cilin afat mund të hyjë në BE kur të përmbushen të gjitha kushtet, pasi që me këtë njerëzit do të ishin të motivuar dhe reformat do të zbatoheshin më lehtë.

Ai tha se nuk pret përgjigje në këtë çështje, por do të vazhdojë të pyesë. Vuçiq ka shtuar se të gjithë e kanë të qartë se pengesa më e madhe është Kosova dhe i bëri thirrje BE-së që qartë dhe hapur të thotë se çfarë pret nga Serbia lidhur me këtë çështje.


“Duket se bëhet fjalë për politikën dhe BE duhet të na thotë se çfarë politike është kjo. Prapa vërejtjeve të ndryshme rreth kapitujve 23 dhe 24 fshihet Kosova. Nëse do të ishte gjithçka në rregull sa i përket çështjes së Kosovës, do të ishim kampion edhe në të drejtat e njeriut. Pritet të shihet se çfarë do të jetë rreth Kosovës, por na thoni haptas çfarë është kjo që duhet të bëjmë dhe deri kur”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka rrugë alternative dhe se ndodhet në rrugën evropiane, dhe se është fer që qytetarët ta dinë se kur mund të presin anëtarësimin në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori