Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se e sheh se si serbët në njërën anë duan zgjidhje të çështjes së Kosovës, “kurse ana tjetër ne nuk e dimë me çfarë po përballemi”. Ai tha se shqiptarët janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo çmimi për përmbylljen e shtetësisë së Kosovës.
Vuçiq, duke folur në televizionin shtetëror serb RTS tha se në bazë të statistikave dhe hulumtimeve, në të cilat pasur qasje, shumica e popullit të Serbisë dëshiron të mbajë një status neutral [për çështjen e Kosovës], por vuri në dukje se kjo është e pamundur.
Sipas presidentit serb, shqiptarët janë të gatshëm që ta paguajnë me çdo çmim përmbylljen e shtetësisë së Kosovës.
“Dhe, a jemi ne? Unë ju pyes se çfarë do të bëjmë, nëse vjen te ndonjë konflikt? Kjo është arsyeja pse tërë kohën kamë folur se duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai kishte një betejë me gjithë botën dhe shqiptarët, përcjell Telegrafi.
Ai tha se askush nuk e pyeti atë për ekonominë kur duhej të merreshin vendime të vështira.
“E doja një vend më të fortë, jo një vend ku ne mund të kërkojmë vetëm formalisht pavarësinë”, tha Vuçiq.
Ai potencoi se Bashkimi Evropian nuk ka qëndrim të njëjtë ndaj shqiptarëve dhe serbëve, por, tha se “ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për këtë”.
“Ata duhej të reagonin në 10 për qind [taksën doganore ndaj mallrave serbe], por nuk reaguan. A është zgjidhje të themi se për këtë arsye nuk duam të hyjmë në BE? Nuk është. Shqiptarët kanë gjithë mbështetjen e tyre. Ata po sillen sipas dëshirës së tyre, sot shpallin krijimin e ‘Shqipërisë së madhe’”. Nuk është zgjidhje që unë tash të paralajmëroj krijimin e ‘Serbisë së Madhe”. Kjo nuk është mençuri. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm dhe të punojnë në përmirësimin e ekonomisë dhe të gjitha sferave të tjera”, tha Vuçiq.
Ai tha se zyrtarët e shteteve të BE-së, me të cilët thotë se bisedoi sot, i kanë thënë se duhet të gjithë bashkë të bisedojnë, por tha se nuk do t’i nënshtrohen presioneve dhe shantazheve.
Vuçiq tërhoqi vëmendjen për faktin se Serbia po lufton për të ruajtur pozicionin e saj.
Ndërsa, ka folur edhe për rastin e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
“Sot në Beograd është marrë në pyetje Milan Radojiçiq, personi që ditën e dytë [të vrasjes së Ivanoviqit] është akuzuar nga të gjithë politikanët dhe mediat, ku disa kanë konstatuar se ai ishte ‘vrasësi i sigurt’”, tha Vuçiq.
Presidenti serb tha se Serbia ka shumë njohuri për vrasjen e Ivanoviqit, edhe pse ajo ka heshtur.
“Kemi kërkuar gëzhojat për të përcaktuar nëse është htënë nga një armë automatike nga ndonj vend fqinj e vitit 1992. Nuk na i kanë dhënë kurrë. Nëse edhe pesë ditë më vonë do të na i jepnin do të mund të bënim diçka. Nuk na i dhanë kurrë”, tha Vuçiç.
Ai tha se Serbia e ka vërtetuar se është e sigurt se Radojiçiq nuk është vrasësi i Ivanoviqit.
“Ata tash deshën ta vrasin[Radojiçiqin]. Pse e thashë këtë? E para, është shantazhuar një tjetër njeri, një anëtar i klanit të drogës i arrestuar në Kosovë sipas flet-arrestit të Malit të Zi, që të mund ta akuzojnë Beogradin. Meqë ai nuk mund ta thoshte këtë, ata erdhën këtu”, tha Vuçiq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve