Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u është kundërpërgjigjur sulmeve të opozitës, duke thënë se në Kosovë “po luftojnë” kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre.
Gjatë një emisioni në TV Pink, kreu i shtetit serb foli për temat aktuale politike dhe shoqërore, si dhe për Kosovën.
“Kam ardhur t’iu them njerëzve të çmendur se çfarë bëjmë për Kosovën. Në Kosovë po luftojmë kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre, por pas tyre ndodhen edhe shumë vende perëndimore. Keni parë se çfarë bënë britanikët ditët e fundit. Ne po luftojmë në kushte pothuajse të pamundura, që të fitojmë më të mirën për vendin tonë dhe të humbim atë që është më së paku e mundur”, tha Vuçiq.
Ai ka mbrojtur politikat e diktatorit Sllobodan Millosheviq karshi Kosovës, duke thënë se nuk është fajtor për ‘agresionin’ në vitin 1999, por janë ‘ata që e kanë bërë atë’, duke aluduar në NATO-n.
“Millosheviq nuk është fajtor për agresion, por fajtorë janë ata që e zbatuan”, tha Vuçiq.
Vuçiq vuri në dukje “nervozizëm të madh” në Perëndim, Prishtinë, por edhe në Beograd, ku, thuhet, disa prisnin një kolaps të plotë të politikës ndaj Kosovës.
“Pyesni të gjitha këto nga “Aleanca kundër Serbisë” se keni futur kufirin në Jarinje, që keni rrahur njerëzit që kaluan kufirin, që ju keni vendosur kufirin në Bërnjak. E kur thoni që edhe të fshijmë kufirin në atë vend, e cila është e pamundur, as kjo nuk është e mjaftueshme për ta”, tha presidenti serb.
“200 metra nga pika e Pançiqit shëtitet KFOR-i, dhe këtë shqiptarët e përjetojnë si territor të tyre”, shtoi ai.
Vuçiq ka folur edhe rreth vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
“Derisa ne ishim në shok, ata (shqiptarët) menjëherë e dinin se e kanë vrarë serbët. Ata filluan të hedhin fajin për të mos luftuar për veriun. Për këtë arsye hyrën dhe sulmuan Gjuriqin”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai kishte dhënë kushtin që deri në ora 19.30 Gjuriq të jetë në Serbinë qendrore apo dialogu të ndërpritet.
Ai ka folur edhe rreth kundërshtarëve politikë serbë, të cilët sipas tij presidentin dhe qeverinë serbe i paraqesin si kriminelë dhe vrasës.
“A mendoni se ne nuk e dimë se kush takohet në veri të Kosovës, se shërbimet tona nuk bëjnë asgjë? Aktivizohen ata që i kemi harruar, politikanë nga 20 vjet më parë dhe bashkëpunojnë me shërbimet e huaja. Ata duan që zgjidhja e Kosovës të mos arrihet”, u shpreh ai.
Presidenti serb foli gjithashtu për mosrespektimin e opozitës për çështjen e Kosovës, duke thënë se ata kanë sjellë Serbinë në situatën në të cilën ndodhet.
“Ata ishin në DOS, çuan në masakrat e vitit 2004 dhe humbën RF Jugosllavia dhe Kosovën. Gjatë demokratëve, Kosova ishte në planin e dytë. Koalicioni tajkun-fashist është kundër çdo zgjidhjeje, ata nuk janë për asgjë, por ata janë kundër çdo gjëje. Ata thjesht nuk janë kundër asaj që të jenë të pasur,” tha Vuçiq. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve