LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: As unë as Thaçi nuk jemi të lumtur që jemi ulur pranë njëri-tjetrit, por na lejoni t’i zgjidhim problemet vet

Vuçiq: As unë as Thaçi nuk jemi të lumtur që jemi ulur pranë njëri-tjetrit, por na lejoni t’i zgjidhim problemet vet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Forumin Evropian në Alpbach, sonte i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i lejojnë serbët dhe shqiptarët që vetë të zgjidhin çështjen e Kosovës.

Ai shprehu pakënaqësinë, siç tha për shkak të dëshirës së vendeve të tjera për të ndikuar në përmbajtjen e një marrëveshje të mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë dëgjoj zëra nga Londra, sikur të jenë më të interesuar për të ardhmen tonë, më shumë sesa vetë ne”, tha Vuçiq.


Thaçi: Shtetet e rajonit dhe BE-së nuk duhet të kenë frikë nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë
Lexo po ashtu Thaçi: Shtetet e rajonit dhe BE-së nuk duhet të kenë frikë nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Ai vlerësoi se një marrëveshje e mundshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të ishte “arritje e pabesueshme”, por shtoi se është  “skeptik, se kjo do të arrihet”.

Ai tha se për shkak të përpjekjeve për të zgjidhur çështjen e Kosovës ka shumë kundërshtarë në Serbi, ndër të cilat një numër i madh i personaliteteve, kurse opozita e akuzon atë se është tradhtar, dhe se jashtë vendit paraqiten më shumë si avokatë të të ashtuquajturës “Serbi e madhe”.

Hahn: Nëse Kosova dhe Serbia pajtohen, të tjerët nuk mund t’i ndryshojnë kufijtë
Lexo po ashtu Hahn: Nëse Kosova dhe Serbia pajtohen, të tjerët nuk mund t’i ndryshojnë kufijtë

Ai pyeti se çfarë janë kufijtë e Serbisë dhe çfarë është Kosova. “Ne e konsiderojmë Kosovën pjesë të Serbisë, dhe ata e konsiderojnë atë një shtet të pavarur. Gjysma e vendeve në botë thonë se Kosova është e pavarur dhe gjysma, ndër të cilat janë pesë anëtare të BE-së, që është pjesë e Serbisë. Si do ta zgjidhim këtë?” tha Vuçiç.

Në trend Lajme

Më shumë
Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Lajme
Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot

Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot

Lajme
Ekstradohen nga Kosova për në ShBA dy persona - dyshohen se dëmtuan qytetarët amerikanë

Ekstradohen nga Kosova për në ShBA dy persona - dyshohen se dëmtuan qytetarët amerikanë

Lajme
Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në

Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në

Politikë
BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia

BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia

Lajme
Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët

Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët

Lajme
Kalo në kategori