LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Merkel kërkon kompromis mes Kosovës dhe Serbisë

Vuçiq: Merkel kërkon kompromis mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror  në Davos, e ku temë e bisedës ka qenë arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, presidenti Vuçiq, pas takimit me kancelaren gjermane Merkel, ka konfirmuar se gjatë takimit më së shumti është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

“Takimi me Angela Merkel kaloi mirë, kurse më së shumti kemi biseduar për dialogun mese Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka asnjë dyshim se Gjermania është vendi që kundërshton rrënimin e marrëdhënieve normale ekonomike, prandaj më së tepërmi kemi biseduar për taksën dhe vazhdimin e dialogut”, tha Vuçiq.


Ai tha se “kancelarja gjermane sot disa herë ia ka përsëritur qëndrimin se përmes kompromisit arrihet deri te rezultati i mirë dhe se palët duhet të angazhohen për kompromis, e jo duke përulur dhe shkatërruar kundërshtarin”.

“Nëse do ta kuptojmë ose jo këtë ne në Serbi, kjo është një çështje tjetër”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori