LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Merkel e ka bërë të qartë, çështja e Kosovës është e përfunduar

Vuçiq: Merkel e ka bërë të qartë, çështja e Kosovës është e përfunduar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kancelarja gjermane Angela Merkel gjithmonë ka qenë korrekte me Serbinë.

Megjithatë, siç e konfirmon edhe Vuçiq, ajo ia ka bërë të qartë se çështja e Kosovës tanimë është e përfunduar, përcjell Telegrafi.

“Ajo nuk u fsheh kurrë. Ajo tha se për të, Kosova është çështje e përfunduar dhe e tha atë drejtpërdrejt”.


Gjithsesi, siç ka thënë më tej Vuçiq, Angela Merkel ndihmoi Serbinë kur parandaloi një konflikt të panevojshëm midis Serbisë dhe Kroacisë në vitin 2015.

“Pastaj, për herë të parë, ajo qartësisht dhe me zë të lartë u rreshtua në anën e serbëve dhe tha se kroatët kishin gabim”, citohet të ketë thënë Vuçiq për televizionin Happy TV në Serbi.

Ai ka folur edhe rreth marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne kemi marrë garanci se gjithçka e nënshkruar në Uashington do të mbetet në fuqi. Është e rëndësishme për ne që të kemi marrëdhënie të mira me Amerikën. Ata thanë se gjithçka do të respektohej. Para bisedës, kam biseduar me të gjithë aleatët tanë se nuk do të ketë surpriza për çështjen e Kosovës, sepse nëse ka, ne nuk do të nënshkruajmë asgjë. Unë e informova presidentin (Vladimir) Putin menjëherë pas nënshkrimit për gjithçka, siç bëra edhe me zyrtarët evropianë”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori