Telegrafi

Vuçiq komenton “sulmin e armatosur të shqiptarëve” në Kurshumli: E ekzagjeruar, edhe serbët plaçkiten nga vetë serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në disa lokalitete në jug të Serbisë ka komentuar edhe rreth raportimeve se në fshatin Restelicë të Kurshumlisë ka pasur një sulm nga shqiptarët.

Lidhur me këtë, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, presidenti serb ka thënë se ai mendon se reagimi pas ngjarjes ishte ekzagjeruar.

“Ne po flasim”, ka vënë në dukje ai, “për hajdutët që hynë për të vjedhur shtëpi të zbrazëta”.

“Siç thonë të rinjtë, kanë vënë në shënjestër shtëpitë të cilat dinin se janë bosh dhe shkuan për të vjedhur – dhe kjo është e gjitha”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se vjedhjet ndodhin kudo dhe se edhe serbët plaçkitin serbët.

“Sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-serbe, nuk ka nevojë për shqetësim”, ka theksuar Vuçiq. /Telegrafi/