LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq i gatshëm të dëgjojë propozimet e shqiptarëve për pajtim

Vuçiq i gatshëm të dëgjojë propozimet e shqiptarëve për pajtim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për një kompromis mes Serbisë dhe Kosovës, ka thënë se është gati të dëgjojë propozimet e shqiptarëve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, por me një kusht.

“Unë jam i gatshëm të flas për gjithçka që dikush e konsideron si zgjidhje të kompromisit. Jam i gatshëm të dëgjoj çdo propozim të shqiptarëve dhe të dëgjojë të gjitha propozimet e Bashkësisë Ndërkombëtare por këto propozime nuk guxojnë dhe nuk duhet të jenë poshtëruese për Serbinë dhe të thuhet se kjo është gjoba përfundimtare e ne të themi se jemi të moralshëm dhe lartësinë e kësaj gjobe do ta përcaktojmë e verifikojmë dhe ta vëmë në jetë”, tha presidenti serb.

“Unë jam i hapur të dëgjoj çdo propozim dhe në asnjë moment Serbia nuk është sjellë si një partner i pabesueshëm, përkundrazi”.


Vuçiq në një intervistë për televizionin Klan ka deklaruar se Serbia ka respektuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

“Ne kemi pranuar që të marrim pjesë në zgjedhjet lokale bazuar në ligjet e Kosovës dhe rregullat e Kosovës që më parë nuk ka qenë rast i tillë dhe po ashtu në zgjedhjet parlamentare. Obligim i yni në bazë të marrëveshjes së Brukselit ka qenë që këtë ta bëjmë një herë dhe e kemi bërë dy”.

“Kemi hequr dorë nga mbrojtja civile, kemi marrë pjesë në formimin e policisë rajonale në kuadër të sistemit të Kosovës, e jo të atij serb dhe të Serbisë. Kemi marrë pjesë edhe në atë që ka qenë më e vështira për ne, në sistemin gjyqësor dhe të gjitha këto gjëra tmerrësisht të vështira pra përfshirë edhe marrëveshjen e telekomunikacionit, përfshirë kodin e thirrjeve ku kemi mbajtur të drejtën për serbët që të mos kenë nevojë të thirrin numrin hyrës, por kështu ka qenë rasti”.

Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se Kosova nuk e ka respektuar marrëveshjen e Brukselit.

“E çfarë ka përmbushur pala e Kosovës. Edhe ju jeni shqiptar dhe unë po ju pyes të ma thoni një gjë që nuk u ka shkuar për shtati. E vetmja gjë që nuk u ka shkuar për shtati e që përbën 40 për qind të marrëveshjes së Brukselit është Asociacioni i Komunave serbe, e cila nuk ekziston sot siç nuk ka ekzistuar para pesë vitesh”, tha Vuçiq.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Kalo në kategori