Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Ujman, se duhet të shikojmë kah e ardhmja dhe se kufijtë do të bëhen më pak të rëndësishme nëse bëhemi pjesë e Evropës.
Duke përkujtuar se Serbia ka investuar qindra miliona dinarë në Ujman, ai tha se kam ardhur për vizitë në Kosovë me idenë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, në mënyrë që në të ardhmen të bëhet diçka e mirë për shqiptarët dhe serbët.
“Çdo gjë që kam planifikuar të flas e kam ruajtur për nesër në fjalimin në Mitrovicën e Veriut. Ndihem bukur këtu dhe jam i lumtur kur shoh njerëzit tanë, por për ne është me rëndësi që përmes porosisë së paqes drejtuar shqiptarëve, pasi me shqiptarët deri më tash kemi provuar të gjitha, dhe është koha të bisedojmë me më tepër respekt dhe nëse do të tregojmë respekt do të arrijmë të miqësi, kjo do të ishte shkëlqyeshëm, por këtë do të nevojitet kohë dhe bart përshëndetjet nga Serbia për këtë popull në Kosovë”, tha Vuçiq.
Duke folur rreth deklaratave të kancelares gjermane Angela Merkel rreth mos ndryshimit të kufijve, Vuçiq u shpreh se kësaj më së shumti i gëzohen kundërshtarët e tij në Serbi.
“Fuqia ime është minimale me atë të Merkel për t’u krahasuar me lideren më të madhe në Evropë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i ndihmojmë popullit tonë. Ne jemi të vegjël për t’u përgjigjur në këtë pyetje”, tha ai.
Duke folur rreth mos takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, Vuçiq tha se këtë nuk e ka bërë me qëllim të nënçmojë presidentin Thaçi.
“Nuk e kam nënçmuar Thaçin dhe kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shkuar në bisedime për ta nënçmuar. Këtë nuk e kam bërë unë dhe as zoti Thaçi, por këtë e kanë bërë të tjerët, të cilët veten e kanë nënçmuar dujke përmendur vajzat e dikujt tjetër. Puna jonë është të zgjidhim problemet”, u shpreh ai.
Ai ka përmendur se bashkësia ndërkombëtare është kundër ndryshimit të kufijve, dhe se nevojitet edhe një kohë e gjatë të arrihet një marrëveshje afatgjate./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve