LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Edhe “linjë të nxehtë” me Prishtinën, veç ta ruajmë paqen

Vuçiq: Edhe “linjë të nxehtë” me Prishtinën, veç ta ruajmë paqen

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet dhe se për këtë është i gatshëm edhe për vendosjen e “linjës së nxehtë” Beograd-Prishtinë.

“Çdo gjë mund ta zgjidhim, nëse duhet të vendosim ‘linjën e nxehtë’ Beograd – Prishtinë, ‘linjë të kuqe’, e quajmë si të doni. Që të dëgjohemi në çdo moment, unë nuk kam asgjë kundër. Të bëjmë diçka o burra që të kemi paqe e stabilitet”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë për TV PINK se ka pasur shumë bisedime të rëndësishme në Davos, duke potencuar se “ do të kemi forcë që disa gjëra t’i qetësojmë ‘madje edhe ato që nuk kanë qenë nën ndikimin tonë’”, transmeton Telegrafi.


Në Forumin e Davosit, kryeministri i Serbisë është takuar me zëvendëspresidentin në shkuarje të Amerikës, Joe Biden

Pas takimit më të, Vuçiq është treguar tepër i zbutur në raport me Kosovën dhe retorikën luftënxitëse që Beogradi e ka përdorur ditëve të fundit pas incidentit me trenin.

“Me Bidenin kemi folur për temat në rajon, raportet tona me Prishtinën, por edhe të gjitha problemet e tjera që Serbia përballet. Ne jemi të hendikepuar kur duhet t’i sqarojmë gjërat, pasi që pikëpamjet tona dallojnë nga pikëpamjet e fuqive më të madhe perëndimore”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Lajme
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori