Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk beson në ndryshimin e qëndrimit të Turqisë mbi pavarësinë e Kosovës.
Ai, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, këtë porosi e ka dhënë nga Ankaraja, ku homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan e priti me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
“Turqia është një fuqi e madhe, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, është e pamundur të ndryshohet ky qëndrim”, tha Vuçiq për mediat turke.
Gjithsesi ai ka shtuar se është i bindur se “Turqia dëshiron paqe dhe stabilitet në Ballkan, siç dëshiron Serbia”.
Kur është fjala për Kosovën, Vuçiq ka thënë se nuk do të thotë se Turqia do të vendosë, as se ky vend dëshiron të bëjë presion, por nuk ka dyshim se Turqia është një faktor i domosdoshëm dhe i rëndësishëm në të gjitha çështjet në Ballkan.
Vuçiq tutje ka thënë se do të shqyrtojnë arritjen e një niveli të caktuar të mirëkuptimit mbi çështjen e Kosovës, pasi është e pamundur plotësisht, pasi Turqia e njohu Kosovën.
“Por unë shpresoj se ne mund të arrijmë një shkallë të mirëkuptimit dhe, në përputhje me marrëdhëniet tona dypalëshe miqësore, ne do të dimë se si për të gjetur interesat minimale të përbashkëta dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, tha Vuçiq.
Ndërsa në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai nuk është i gatshëm ta dorëzojë Kosovën “në asnjë mënyrë”, por ai e di se cilado zgjidhje të jetë, kjo do të jetë fundi i tij në politikë dhe se serbët nuk do të jenë të kënaqur.
Situata e përgjithshme, megjithatë, sipas tij është “shumë e vështirë” dhe thekson se Serbia, siç thuhet, “është një situatë jashtëzakonisht të vështirë”.
“Kur të marrim ofertën nga bota që do të jetë sado e vogël më e mirë sesa ka qenë, do të jetë një sukses. Dhe ne do të vazhdojmë të jemi të pakënaqur. Sepse Kosovën të gjithë e mbajnë në zemrat e tyre”, citohet të ketë thënë tutje Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?