Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tërhequr vërejtjen sot se kundërshtarët e tij politikë, të cilët po e kundërshtojnë referendumin për Kosovën, “po rrënojnë një shans për të fituar më shumë sesa kemi sot”.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq u ka thënë gazetarëve se me Kosovën po merret në baza ditore dhe se brenda ditës i lexon 500-600 faqe të dokumenteve, qofshin ato sekrete ose publike dhe se para popullit do të dalë me një propozim, kur të dihet se cili është maksimumi që mund të fitojnë.
“Kur të lexoni material sekret dhe publik prej 500 faqesh në ditë, atëherë dini diçka më shumë se të tjerët dhe duhet të marrësh veprime të përgjegjshme”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Vuçiq tha se çdo gjë që do të bëhet në lidhje me Kosovën duhet të shkojë në referendum dhe porositi se çfarëdo vendimi nuk është i mundur pa ndryshime kushtetuese dhe se “ata që po e rrënojnë referendumin, punojnë kundër të ardhmes së vendit”.
Ai thotë se referendumin po e kundërshtojnë ata që mendojnë se me këtë e rrëzojnë edhe atë [Vuçiqin].
“Në fakt po e rrënojnë vendin e tyre, të ardhmen e tyre dhe shansin për të fituar më shumë sesa kemi tash”, thotë ai.
Presidenyti serb vuri në dukje se serbët duhet të vendosin dhe të thonë çfarë duan dhe se është obligim i tij të jetë serioz dhe të shikojë për të ardhmen.
Vuçiqi tha se nëse dikush mendon se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të jetë një autonomi në kuadër të Serbisë dhe se “nuk duhet ta gënjej as veten as popullin”.
“Po luftojmë dhe do të fitojmë më shumë dhe më mirë se më parë”, tha Vuçiq, dhe vlerësoi se “askush nuk do të jetë i kënaqur dhe askush nuk do ta ketë mirë, sepse gjërat në Serbi nuk shihen në mënyrë racionale, por të gjitha shihen nga këndvështrimi dhe interesi personal”.
Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi se të gjitha kritikuesit e tij do të bashkohen dhe do të shihet se nuk ka kurrfarë dallim në mes Gjilasit dhe Obradoviqit, “të cilët duan të vijnë në pushtet duke përdorur Kosovën”.
“Për ata [Gjilas dhe Obradoviq] është njësoj nëse Kosova është e pavarur, ose do t’i bashkohet Shqipërisë”, theksoi ai.
Vuçiç tha se arsyetimi i tyre për opinionin naiv serb do të jetë, se nuk mund të mbahet referendum në kushte të diktaturës.
“Nëse nuk do të marrë 50 për qind plus, atëherë referendumi do të dështojnë. Ata mendojnë se me këtë më shkatërruan mua. Nuk ka problem, por e keni shkatërruar vendin, të ardhmen tonë, një shans për të marrë më shumë se ajo që ne kemi sot”, tha Vuçiq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?