LAJMI I FUNDIT:

Vritet për hakmarrje 59-vjeçari, plagoset autori

Vritet për hakmarrje 59-vjeçari, plagoset autori

Një tjetër vrasje me motiv gjakmarrjen, ndodhi të martën në mbrëmje në Selenicë të Vlorës, ku një 59-vjecar u ekzekutua ndërsa vetë autori i ngjarjes mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, në rrethana ende te paqarta.

59-vjecari Baftjar Llanaj ishte duke u kthyer nga qyteti i Vlorës i shoqëruar nga dy persona, kur 46-vjecari Sako Xhaferri i ka zënë pritë automjetit me të cilin udhëtonte viktima, duke qëlluar me një armë zjarri kallashnikov mbi të dhe duke i marrë jetën.

Gjatë ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe vetë autori, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës. Rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po heton në disa pista, një prej të cilave është edhe armatosja e viktimës ose e personave që e shoqëronin atë.

Sipas policisë, vëllai i viktimës Baftjar Llanaj kishte vrarë disa kohë më parë familjarin e autorit, Sako Xhaferrit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori