LAJMI I FUNDIT:

Vritet Benazir Bhutto

Vritet Benazir Bhutto

Ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto, është vrarë sot në një sulm vetëvrasës, gjatë mitingut të partisë së saj, Partia e Popullit Pakistanez, ka bërë të njohur policia. Në sulm kanë gjetur vdekjen edhe 15 persona, derisa 40 tjerë janë plagosur.

Geo TV ka cituar bashkëshortin e ish-kryeministres, i cili ka thënë se, Bhutto ka vdekur nga pasojat e plagëve të marra, transmeton CNN.

Sulmuesi ka aktivizuar bombën në mitingut e Bhuttos, menjëherë pasi ajo iu ishte drejtuar të tubuarve. Bhutto ishte dërguar në spital në gjendje të pavetëdijshme.

Zonja Bhutto kishte shërbyer dy herë si kryeministre e Pakistanit. Kësaj radhe po bënte fushatë në prag të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në janar.


Departamenti amerikan i Shtetit ka dënuar sulmin me bombë në Rawalpindi. Zëdhënësi Tom Casey tha se kjo tregon se "atje ka njerëz, që po përpiqen ta shkatërrojnë ndërtimin e demokracisë në Pakistan".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jjashtme të Rusisë, Mihail Kaminin, tha se vendi i tij "fuqishëm" e dënon vrasjen e lideres opozitare pakistaneze, Benazir Bhutto.

Më tutje ai tha se shpreson se autoritetet e Pakistanit "do të ndërmarrin hapa të domosdoshëm për të siguruar stabilitet në këtë vend".

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori