LAJMI I FUNDIT:

Vriten tetë anëtarë të një familje në një xhami në Afganistan

Vriten tetë anëtarë të një familje në një xhami në Afganistan

Tetë anëtarë të një familje u vranë kur sulmuesit e panjohur hapën zjarr ndaj tyre në një xhami në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar.

Të shtënat ndodhën të shtunën në mbrëmje në qytetin e Jalalabad. Sipas guvernatorit të Nangarhar Ziaulhaq, pesë vëllezër dhe tre kushërinj të tyre meshkuj u vranë.

“Të shtënat ndodhën në kohën e taravisë [lutje shtesë në mbrëmje gjatë Ramazanit]. Ky ishte një sulm i shënjestruar dhe informacioni fillestar tregon se një mosmarrëveshje tokësore ishte arsyeja”, tha Amarkhil për aljazeera.


Përplasjet për mosmarrëveshjet për tokën janë të zakonshme në të gjithë Afganistanin. Të ashtuquajturat gjakmarrje mund të zgjasin me dekada, duke kaluar nëpër breza në një cikël dhune.

Prillin e kaluar, të paktën gjashtë anëtarë fisnorë u vranë dhe gati 20 të tjerë u plagosën në përleshjet e armatosura për tokën e diskutueshme në të njëjtën krahinë. Luftimet zgjatën për disa ditë.

Nangarhar, një bastion i Talibanëve dhe grupit ISIL (ISIS), është i pasur me fusha dhe është një nga zonat më të rëndësishme për bujqësinë në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

Botë

"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Botë
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Amerika
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Amerika
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Kalo në kategori