LAJMI I FUNDIT:

Vriten 10 guerilë kurdë

Vriten 10 guerilë kurdë

Forcat e sigurimit turk sot kanë vrarë 10 seperatistë kurdë gjatë përleshjeve në juglindje të vendit, njofton agjencia "Dogan".

Aksioni ushtarak kundër Partisë së Punës të Kurdistanit ka filluar mbrëmë pasi që kamerat kanë vërejtur grupin prej 25 anëtarëve të PKK-së në malin Kato në juglindje të provincës turke Sirnak.

Ushtarët turq kanë kërkuar nga guerilët që të dorëzohen, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar dhe më pas kanë filluar përleshjet që kanë rezultuar me 10 ushtarë kurdë të vrarë dhe një turk vendas, njofton agjencia “DPA”.

Përleshja ka ardhur pasi që forcat turke kishin filluar kërkimin prë tre turistë gjermanë, të cilët anëtarët e PKK-së i kishin rrëmbyer më 8 korrik në Ararat në lindje të Turqisë.Telegrafi