Vrasja e faktit
Po të modifikohej personazhi i Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur në Dik Marti ky fragment mund të shkruhej kështu: “Gjenerali (alias Dik Marti) ktheu edhe një gotë. Dhe që atë natë e tutje, çdo ditë, çdo mbrëmje, atje larg në vendin e tij, të gjitha ata që prisnin, do të thoshin për të: Ai tani kërkon. Ne shkojmë nëpër kinema, në restorante, në kafe, ndërsa ai i bie kryq e tërthor tokës së huaj dhe kërkon. Kërkon, hap varre. Oh, punë të rënda ka, por ai do të dijë t’ia dalë mbanë. Jo më kot dërguan atë. Zoti e ndihmoftë!” (Ismail Kadare – ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’)
Doli një njeri, i cili e nisi rrëfimin e tij në vetën e parë, pasi ishte personifikim i shumë personazheve të tjera dhe ata mund të jenë nga Moska, Beogradi dhe gjetiu.
Sa i bëri kureshtar më miqtë dhe të mos flasim për kundërshtarët e Kosovës, këtyre të fundit si duket u ka pëlqyer loja dhe shkathtësia e aktrimit, tamam sikur të ishte Diki një yll skenik, i cili vezullon mbi çdo cep të errësirës dhe u jep fund ekzistencës së djajve të strukur gjithkund, sheh gjithçka të qenen dhe të paqenën. Dhe po të ishte Diki një feminist, femrat që kanë prirje t’i duan tipat e meshkujve që bëhen të njohur nga senzacionet mund ta shqetësojnë Dikin, natën dhe ditën dhe t’i luten se a mund të dijë më shumë rreth fatit të tyre në të ardhmen, sepse ky njeri doli se ka elemente “profetike”.
Sidoqoftë, nuk janë të pakta ditët, që fenomeni martinez, bëhet objekt i studimit të analistëve, gazetarëve, reporterëve të televizioneve nga më të ndryshme për ta vënë jo vetëm si lajmin kryesor, por edhe rastin më të përfolur, i cili arrin të mbijetojë më shumë se ndonjë kataklizëm natyrore kudo në botë.
Personazhi i parë: Diki nga Beogradi
Kësaj radhe Diki foli në cilësinë e personazhit të Dikit nga Beogradi, dhe kjo në mungesë të një “Diki” shqiptar, i cili nuk ka folur sa duhet ose më mirë të thuhet se ka folur pak për të vërtetën e vetë. Kjo situatë ka çuar deri te inskenimi e një loje të re politike, e cila është e përqendruar në dy objektiva kryesor:
E para nëpërmes të këtij tipi të Dikit, Marti don ta vrasë faktin se Serbia nuk ka bërë krime mbi shqiptarët në Kosovë, dhe synohet të na zhysë më shumë në thellësinë e harresës, dhe t’i zbeh shpresat e familjeve të viktimizuara për të pagjeturit, që hiç më pak se dhjetë vite pas lufte janë në pritje qoftë edhe të një lajmi. Kështu arrihet të luhet me ndjenjat e vrara të qytetarëve të Kosovës, të cilët ende nuk mund t’u premtohet e të mos flasim se do t’u zgjidhen këto probleme tepër të dhimbshme dhe tragjike, nga pafuqia e shtetit tonë, i zënë në procese të vështira të një tranzicioni të brendshëm, nuk jep shpresë se do të mund të hidhet ndonjë hap konkret në këtë drejtim ku këto plagë shpirtërore do të mund të përthaheshin.
Po të kalonte ky raport si i tillë i Dikit, rezultatet e tij do të ishin zhvlerësimi i vlerave të luftës së UÇK-së, përmirësimi i imazhit të Serbisë, dhe, heqja e pengesave në ecjen e saj drejtë proceseve integruese evropian, ndërsa, Kosova të mbetej vend i shkarkimit të fajësive, ferri dhe purgatori i Dikve, pa hise në parajsë.
Personazhi i dytë: Diki nga Moska
Nga mitologjia greke mësojmë se Ikarusi ishte i pari që e mori përsipër rrezikun nga ngjitja e fletëve me anë të dyllit për t’u ngjitur në qiell, por përfundoi duke u mbytur në oqean.
Ikarusi i ri, Dik Marti, arriti të zbresë në pistën e aeroportit të Moskës, dhe sigurisht për konsultime më të gjera për misionin e nisur dhe të papërfunduar. Nga Moska mund të marrë mesazhe diplomatike se si të veprohet më tutje, ta ndryshojë kahjen e informacioneve, që janë fakte të rrëzueshme, apo ta përsos më tutje skenarin e tij perfid, e cili ka dalë nga sirtarët e projekteve antishqiptare serbo-ruse.
Deri sa ne hezitojmë t’i shpërfaqin të vërtetat për vetveten, të tjerët do të përpiqen të nxjerrin të pavërteta për ne. Kjo përkthyer me gjuhen politike do të thotë : a dimë të flasim dhe kur duhet të flasim apo e mësuam vetëm gjuhën e heshtjes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLeonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?