Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, që ndodhi në prill të këtij viti në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo Prokurori.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Valon Aliu, për veprat penale “Vrasja e rëndë” ,“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Kanosja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, i pandehuri, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerën Erona Cokli me të cilën ka bashkëjetuar.
“Fillimisht ditën kritike rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, e merr djalin dhe e dërgon në shtëpi për të ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthej në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas dyzet minutave kthehet pa fëmijën në QPS, dhe rreth orës 14:40 vëren tani të ndjerën Erona Cokli, me vëllain e saj D.C, pastaj para tyre hyn në zyrën e QPS-së dhe posa mbërrin e ndjera me vëllain, pas një fjalosje të shkurtë, nxjerr nga brezi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T” dhe shtënë një herë në drejtim të të ndjerës duke e qëlluar në kraharor e pastaj shtënë edhe në drejtim të të dëmtuarit D.C, të cilin e qëllon në krahun e djathtë, pastaj derisa e ndjera Erona Cokli., fillon të largohet, e godet edhe njëherë në gjoks dhe në fund në anën e majtë të kokës, ku për pasojë e ndjera nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T”, e cila më 12 prill 2024, është konfiskuar nga policia, me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri Valon Aliu, ngarkohet edhe me veprën penale “Kanosja” ashtu që ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, pasi vret të ndjerën Erona Cokli, me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit me përdorim të armës seriozisht e kanos të dëmtuarën Q.Z., duke ia vendosur armën në ballë me çka ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet më tej në njoftim.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet sipas aktakuzës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës