LAJMI I FUNDIT:

Votuesit francezë po i pastrojnë duart me dezinfektues që të parandalojnë përhapjen e coronavirusit, para se të hedhin votën për zgjedhjet komunale

Votuesit francezë po i pastrojnë duart me dezinfektues që të parandalojnë përhapjen e coronavirusit, para se të hedhin votën për zgjedhjet komunale

Në Francë po zhvillohen zgjedhjet komunale, ndërsa votuesit me maska në fytyrë, po i pastrojnë duart me dezinfektues në momentin që po hynë në vendvotim, nga frika se mund të përhapin coronavirusin.

Atyre iu është kërkuar që të marrin me vete një stilolaps, ndërsa para se të hedhin votën, nëse presin në radhë, duhet të qëndrojnë rreth një metër larg njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

Presidenti Emmanuel Macron ka thënë mbrëmë, se votuesit francezë duhet të kenë kujdes kur shkojnë të votojnë, ndërsa ka urdhëruar mbylljen e kafeneve dhe restoranteve.


Situata e krijuar shkaku i përhapjes së coronavirusit, ka bërë që shumë njerëz të mos dalin për të votuar kryetarin e këshillin e ri të qytetit ku jetojnë, nga frika se ambienti mund të jetë shumë i papastër.

Kjo vjen pasi vetëm natën e kaluar, Franca lajmëroi për 832 raste të reja me coronavirus, që e ngritë numrin e përgjithshëm në 4,499, ndërsa 91 njerëz kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Më të prekurit konsiderohen të moshuarit, ndërsa raportohet se 150 janë në kujdes intensiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori