Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka mohuar të ketë përçarje mes FFK-së e klubeve.
Ai të hënën pas mbledhjes që pati me kryetarët e 12 klubeve të Superligës tha se vullneti është i gjithanshëm për të vazhduar garën me rrjedhë normale.
Në të vërtetë, në mbledhjen e kaluar të mbajtur para pak ditësh Komiteti Ekzekutiv mori vendim që t’ia pranojë dorëheqjen kryetarit të Komisionit të Garave (KG), Isuf Ajeti, dhe atij Disiplinor (KD), Metë Çekut, pas kërkesës së tetë klubeve të Superligës për ndryshim të këtyre dy komisioneve.
"Edhe më herët ne u kemi thënë klubeve që t’i udhëheqin garat, por ato nuk janë shprehur të gatshme. Kështu, Komisionin e Garave deri pas kësaj xhiroje që zhvillohet në mesjavë do ta udhëheq Agim Maloku, ndërsa atë Disiplinor Luan Vokshi", ka thënë Vokrri.
Kryetari i klubit Trepça ’89, Abedin Zeka, ka thënë se klubet kanë hasur në mirëkuptimin e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, për kërkesën e tyre, shkruan gazeta Koha Ditore.
"Ka qenë një bisedë shumë e qetë dhe efektive, pasi atë që e kemi kërkuar është bërë. Të dy kryetarët janë larguar dhe të enjten do të emërohen dy kryetarë të rinj, të cilët presim të jenë të pranueshëm për klubet. Ne kemi kërkuar nga kryetari Vokrri t’i emërojnë dy persona që ia duan të mirën futbollit dhe kemi hasur në mirëkuptim. Në këtë mbledhje nuk morën pjesë vetëm zyrtarët e Drenicës, Ferronikelit e Besës", ka thënë Zeka.
Klubet kishin kërkuar ndërrimin e anëtarëve të këtyre dy komisioneve me arsyetimin se po përdorin kritere të dyfishta dhe për këtë kishin dhënë edhe ultimatum se nuk do t’i vazhdojnë garat nëse nuk u përmbushet kërkesa. Por, për t’ia bërë më të lehtë punën KE të FFK-së, dy kryetarët e dy komisioneve dhanë dorëheqjen dhe kjo u pa si kompromis mes Federatës që u shpreh se nuk do të pranojë ultimatume dhe klubeve që kërkuan ndryshim të tërësishëm të këtyre dy komisioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ancelotti me fjalë të mëdha për Mbappen pasi francezi realizoi het-trikun e parë me fanellën e Realit
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Real Madridi gati të shpenzojë një shumë të madhe parash për lojtarin kryesor të Mikel Artetas
Chelsea dëshiron ta rikthejë Armando Brojën, por vetëm me një kusht
Nuk beson më në planin e klubit për të - lojtari njofton Ancelottin se dëshiron të largohet nga Real Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite