LAJMI I FUNDIT:

Vokrri krenar me Xhakën

Vokrri krenar me Xhakën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri të mërkurën ka pritur futbollistin e mirënjohur nga Kosova Granit Xhakën që po shoqërohej nga familjarët e tij.

I pari i futbollit tonë, e njohu futbollistin për përpjekjet e FFK-së që të bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s si dhe me përgatitjet e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e radhës.

Po ashtu kryetari Vokrri duke i dëshiruar Granitit suksese në Botërorin Brazili 2014, theksoi edhe për kujdesin e veçantë që FFK-ja po u kushton futbollistëve që po luajnë nëpër klubet evropiane dhe se Kosova krenohet me të gjithë duke besuar thellësisht se të gjithë futbollistët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në Brazil do të prezantojnë jo vetëm ekipet përfaqësuese të shteteve pjesë e të cilave janë, por në një mënyrë do ta prezantojnë edhe Kosovën, me shpresën që sa më shpjet edhe Kosova të jetë pjesë e këtyre evenimenteve botërore, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Vokrri ka falënderuar Xhakën për mbështetjen që po jep futbollit të Kosovës në përgjithësi.


Ndërkaq, futbollisti Xhaka ka falënderuar kryetarin Vokrri për mikpritje duke premtuar se gjithmonë do të jetë me shpirt e zemër me futbollin e Kosovës dhe do ta ndihmojë gjithmonë sa herë që t’i jepet mundësia me të gjitha kapacitet që disponon.

Të kujtojmë se Granit Xhaka këto ditë po qëndron në Kosovë, para se ë udhëtojë për në Kampionatin botëror Brazili 2014 si pjesë e Kombëtares së Zvicrës, ndërsa të martën ka vizituar KF ‘Feronikeli’ nga Drenasi ku u dhuroi pajisje sportive dhe të njëjtën gjë e bëri edhe sot në Podujevë ku vizitoi skuadrën e KF ‘Llapi’ dhe po ashtu u dorëzoi pajisje sportive. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori