LAJMI I FUNDIT:

Vokrri ia uron titullin Hasit

Vokrri ia uron titullin Hasit

Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës ka uruar trajnerin gjakovar për triumfin e tij në kampionatin belg të futbollit me ekipin e Anderlechtit.

Fadil Vokrri, president i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) ka uruar Besnik Hasin me rastin e shpalljes së skuadrës së Anderlechtit kampion i Belgjikës.

“I nderuari Besnik Hasi! Lajmi që skuadra të cilën e drejtuat ju “Anderlecht” u shpall kampion i Belgjikës, është një sihariq për të gjithë neve këtë fundjavë, ndaj ju lutem pranini urimet më të thella e të sinqerta, në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve të futbollit të Kosovës dhe të futbolldashësve”, thuhet në urimin e Vokrrit.

“Ky sukses i juaji është dëshmi e juaja profesionale dikur futbollist dhe tash në zejen e trajnerit, që na bën krenar të gjithëve dhe vjen në një kohë që komuniteti shqiptar i futbollit po shkëlqen gjithandej në Evropë më punë e përkushtim dhe konsiderojmë se ky është edhe një dhuratë për futbollin e Kosovës, i cili po bën hapat e parë në arenën ndërkombëtare. Duke ju uruar shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në të ardhmen ju përshëndes përzemërsisht”, përfundon letra e Vokrrit. /Sporti1/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori