LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, policia ndalon vrasësin e 62-vjeçarit

Vlorë, policia ndalon vrasësin e 62-vjeçarit

Drejtoria e policisë së qytetit të Vlorës njoftoi të martën se në kuadër të operacionit të koduar “Hotima” nga Sektori i Krimeve të Rënda, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Ardian Azizi, lindur dhe banues në Selenicë.

38-vjeçari më datë 14.06.2011 rreth orës 18:30, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në vendin e quajtur “Bishti i Malit” dhe në bashkëpunim me vëllain tij, Fatmir Petraj, (i arrestuar në datë 14.06.2011) dyshohet të kenë vrarë me armë zjarri, tip automatik, shtetasin Batjar Llanaj, 62 vjeç, lindur dhe banues në Selenicë.

Kapja e Azizit u bë falë informacioneve të marra në rrugë operative, që çuan në zbulimin e vendodhjes së tij. /Telegrafi/