LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, ndalohet autori i vrasjes për hakmarrje

Vlorë, ndalohet autori i vrasjes për hakmarrje

Policia e Vlorës ndaloi të martën Ardian Azizin, i cili dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së mbrëmjes së pak ditëve më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi, Baftjar Llanaj.

Policia tha se shtetasi Azizi, 39 vjeç, nga Selenica dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes, që ndodhi mbrëmjen e 14 qershorit, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në vendin e emërtuar "Bishti i Malit", 25 km në lindje të qytetit", ku ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Fatmir Petraj, ka vrarë për motive hakmarrjeje 62-vjeçarin Baftjar Llanaj. Viktima është qëlluar në makinën e tij me armë automatike, nga ku mbeti i plagosur edhe bashkëudhëtari, Fatmir Petraj.

Hakmarrja lidhet me një vrasje të kryer në vitin 1997, ku kanë qenë protagonistë djali i viktimës, Llanaj dhe vëllai i të plagosurit Petraj, i cili u ndalua menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Mësohet se policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, raportoi BW./Telegrafi/